• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Një spiun i vdekur, një oligark i zhdukur dhe një shtet në krizë, ja çfarë po ndodh në Qipro!

January 14, 2026
in Bota

Autoritetet në Qipro kanë nisur hetimet për atë që policia e ka cilësuar si një “vdekje jo natyrore” të një diplomati në ambasadën ruse. Sipas zëdhënësit të policisë, Vyron Vyronos, nga autopsia rezulton se bëhet fjalë për vetëvrasje, por rasti po trajtohet me kujdes për shkak të rrethanave. Diplomati është identifikuar si Alexei Panov, 41 vjeç, i cili sipas ambasadës u gjet i varur më 8 janar

Hetimet janë vështirësuar pasi ambasada ruse ka refuzuar t’u dorëzojë autoriteteve qipriote letrën e vetëvrasjes që thuhet se është lënë nga Panov dhe nuk ka lejuar hyrjen e policisë në vendngjarje. Trupi i pajetë është marrë nga oborri i kompleksit diplomatik, pa mundur të kryhen kontrolle të plota brenda ambasadës.

Ngjarja ka ndodhur brenda 24 orëve nga raportimi për zhdukjen e Vladislav Baumgertner, ish-drejtor ekzekutiv i kompanisë ruse Uralkali. Baumgertner, 56 vjeç, jetonte i vetëm në Limassol dhe është parë për herë të fundit në këtë qytet. Kërkimet për gjetjen e tij vijojnë, nw bashkwpunim me personelin e bazave britanike në ishull.
LEXO EDHE:
Aleancë tripalëshe, çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Policia qipriote deklaron se, deri tani, nuk ka prova që lidhin zhdukjen e biznesmenit me vdekjen e diplomatit.

Sipas një studiuesi të pavarur rus me bazë në Berlin, Panov dyshohet se kishte qenë oficer i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse GRU dhe se gjatë qëndrimit në Qipro merrej me mirëmbajtjen e pajisjeve të spiunazhit të ambasadës.

Zhvillimet po ndodhin në një klimë politike të rënduar, pasi qeveria qipriote po përballet me një skandal të rëndë korrupsioni. Pesë ditë më parë, në rrjetet sociale u publikua një video rreth tetë minuta e gjysmë, që përmban akuza për favore financiare dhe akses të privilegjuar në Presidencë, për bashkëpunëtorët e afërt të presidentit Nikos Christodoulides. Videoja ka çuar në dorëheqjen e shefit të kabinetit presidencial, Charalambos Charalambous, si dhe të bashkëshortes së presidentit nga drejtimi i një organizate bamirëse të përmendur në akuza.

Autoritetet qipriote e kanë cilësuar videon si “keqdashëse” dhe me “shenja tipike të një sulmi hibrid”, duke sugjeruar se ajo mund të lidhet me përkeqësimin e marrëdhënieve me Rusinë, pas afrimit të Qipros me Perëndimin, mbështetjes për Ukrainën dhe marrjes së presidencës së radhës së Bashkimit Evropian.

Zyrtarisht, qeveria mohon çdo lidhje mes videos, vdekjes së diplomatit rus dhe zhdukjes së oligarkut, por diplomatët perëndimorë të vendosur në Nikosia e kanë përshkruar situatën si “misterioze” dhe “shqetësuese”.

Qipro, dikur e konsideruar një strehë e sigurt për kapitalin rus, ka ndryshuar orientim që prej vitit 2022, duke forcuar lidhjet me SHBA-në dhe BE-në.

Kriza aktuale konsiderohet më e rënda politike për presidentin Christodoulides që nga marrja e detyrës, ndërsa hetimet për vdekjen e diplomatit, zhdukjen e oligarkut dhe akuzat për korrupsion vijojnë paralelisht.

Next Post

Korridor strategjik dalës nga Amerika Latine drejt Atlantikut! Lidhjet e grupeve kriminale nga Ballkani me Venezuelën

"Vajta tek zhavorri…"! Ilir Vrenozi largohet nga Big Brother VIP Albania

Pezulluan vizat e punës dhe bashkimit familjar me vendet e Ballkanit Perëndimor, SHBA shpjegon arsyen e vendimit

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved