Një lajm i trishtë erdhi ditën e sotem për bluzat e bardha, ku në moshën 68-vjeçare ka ndërruar jetë mjeku ortoped nga Kukësi, Shaqir Shehu.
Ai shërbeu në spitalin rajonal të Kukësit për shumë vite, duke përfshirë edhe në krizën e Kosovës të vitit 1999, ku dha kontribut të shquar për të cilën bashkia Kukës e ka shpallur “Qytetar Nderi”.
Për disa vite 2002-2005 ka punuar në detyrën e perfektit të qarkut të Kukësit. Doktori i njohur vuajti infeksionin covid 19 për të cilin u dërgua për kurim në Turqi, por nuk mundi të mbijetojë.
Të afërm, miq dhe dashamirës i kanë shprehur mesazhe të shumta ngushëllimi dhe vlerësimi mjekut në rrjetet sociale, i cili njihej për bujarinë dhe përkushtimin e tij ndaj pacientëve.
Kujtojmë se situata e koronavirusit në vend vijon të jetë serioze, ndërsa Ministria e Shëndetësisë raportoi ditën e djeshme 786 raste të reja dhe 11 humbje jete.