Partia Demokratike ka dalë kundër vendimit të KPK-së për të konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani.
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në Facebook pas konfirmimit në detyrë të gjyqtarit Ardian Dvorani.
Në një status në Facebook, Paloka thotë se rasti i Dvoranit tregon se Rama kërkon votën e PD-së për të instaluar diktaturën. Që prej ditës kur Dvorani doli para KPK-së, PD u pozicionua kundër. Ishte demokrati Gent Strazimiri që doli në një konferencë urgjente për mediat dhe e quajti Dvoranin “çantë e Xhafajt”.
Por Paloku në statusin e tij antireformë dhe antidvoran nuk e përmend asnjëherë se ky Dvorani ishte relatori i Metës dhe e nxorri video përgjimin të fallsifikuar duke i dhënë partnerit të tyre të ngushtë pafajsinë dhe harron se edhe sot Iliri dhe Monika janë bashkëpuntorët e tyre.
Mirëpo duke mos i shpëtuar sindromit Murrizi me shokë, Paloku fyen pa emër me shprehje rrugaçrore në rrjetet sociale me shprehjen R.K.T.K (robt ku t’i kesh) si një shpikje tij prej palaçoje.
Ardian Dvorani rikonfirmohet në detyrë . Sokol Berberi, kunati i Fatmir Xhafajt dërgohet për herë të trete si kandidaturë e Ramës në Strasburg ( i rrezuar dy herë nga Strasburgu) dhe na thonë ne “mos pengoni reformën”.
Na kërkojnë votën për të instaluar diktaturën… R.K.T.K” (r*** ku t’i kesh), shkruan Paloku