Shkencëtarët kanë zbuluar një tjetër virus misterioz të pa parë ndonjëherë më parë. Virusi është zbuluar dhe ka marrë emrin nga sirena Yara që joshte ushtarët dhe i zhyste nën ujë deri në vdekjen e tyre.
Yaravirusi ka lënë të habitur shkencëtarët pasi nuk lidhet me asnjë virus tjetër. Kërkuesit kanë zbuluar se 90% e gjeneve të Yaravrusit nuk janë parë më përpara, duke e bërë atë totalisht unik.
Virusi u zbulua në një liqen në Brazil pas shpërthimit të koronavirusit vdekjeprurës Covid-19 në Kinë. Covid-19 ka shkaktuar deri më tani më shumë se 1.000 viktima dhe ka infektuar 44.500 të tjerë.
Ndërkohë Yaravirusi u dokumentua për herë të parë në Janar. Nga 74 gjene në total, shkencëtarët njohin vetëm 6 prej tyre.
Virusi u mor nga një krijesë njëqelizore e quajtur amoeba, e cila jeton në mjedise të lagështa. Sipas shkencëtarëve ky është rasti i parë i izoluar i këtij grupi virusesh.
Tani për tani, Yaravirusi nuk shfaq kërcënim për njerëzimin. Si fillim ai nuk përçohet tek njerëzit, por vetëm mes ameobave.