Nga Denisa Prendi
Money,luks,veshje firmato,pushime nga veriu e deri ne jug te Shqiperise e sit e mos mjaftoje Shqipëria bejne xhiro edhe andej nga Tailanda,Spanja,New York,LA. Patjeter pse jo. Apo darka me shampanje e trendafila te kuq ,nete defryese tek Cinco Cavalli apo Maria Bonita. Leke andej leke kendej. Po pikerisht keshtu fotosh shohim kur dalim nje xhiro nga instagrami.
Po normal cfare fotosh te tjera do,kur aty gjithcka Eshte aq perfekte,e persosur,lidhje dashurie si neper filma,nightlife defryese dhe e shthurur,pushime ne vende ekzotike si maldivet qe shumica I shohin vetem neper endrra. Epo kjo eshte nje kornize aq e persosur qe cdokush do e donte.Ne Shqiperi rendomte te themi , te rinjte kane deshire te ndjekin hapat e disa personazheve VIP “perfect” qe ka instagrami.
Pse te pretendoj e te rinjte te mbarojne studimet e te rriten profesionalisht,e te punesohen ne profilin e pershtatshem.Pse duhet ta bejne kete ,kur kane nje super shembull qe mund te marrin nga instagrami. Dhe jo I vetmi shembull. Ja mund te flasim per Rixhis Fullani I cili ka studiuar juridik,Por po ta pyesesh per ndonje nen apo c’eshte kushtetuta ,zor se do te dije se si te pergjigjet,madje eshte tipik shembull I korrupsionit ku gjithcka e zgjidh me ca euro.
Po cfare te duhet shkolla njehere,cfare te hy ne pune?!
E sheh Kejvina kthjella bukuroshe,syblu,dy metra femer,mjafton te dale ne television dhe me hijeshine e saj fappp iu merr mendjen te gjitheve dhe askush se kupton nese I tha dy fjale apo jo Te pakten t’I kishim degjuar zerin jo per gje tjeter.
Edhe shume paraardhese e pasardhese te saj sikur te ashtu quajturat Rasheli apo Belinda Dragoti.C’te te them. Bukuri pafund,femra te mrekullueshme,vetullat shtize,bythet e ngritura si sfungjer,gjoksi si dy tullumbace ditelindjeje,buzet si rosaku Donald,nje perfeksion I papare.
Aq te reja ne moshe edhe kjo eshte ajo cfare ato dine te promovojne me se miri pra Trupin sit e kukullave barbi se per te folur veshtire t’I degjojme ndonjehere. Apo te permendim nje modele shum te famshme ne Shqiperi 19 vjecare Trejsi Sejdini si sirene e mrekullueshme,floket e arta,syte si shigjete. Me pushime anembane botes,ora te shtrenjta,veshje firmato,makina luksoze.
Dhe mund te vazhdoj te jap shembuj pafund sit e ketyre. Por a ja vlen???
Me besoni qe jo. Per aq kohe sa ato percjellin vetem nje mesazh te qarte: luks dhe vetem luks,leke edhe vetem leke ose euro si t’I doni dhe te gjitha keto mund t’I keni edhe pse skeni studiuar edhe pse sdine ndonje veper te
Gjergj Fishtes apo te Ismail Kadarese apo c’rensi ka. Ky eshte shembulli qe rendomte te rinjte e sotem zgjedhin te shohin sesa te lexojne Fjalet e Qiriut te Naimit e te thithin dije nga ato vepra te lavderuara,te mahnitshme,te adhurueshme!
Normal do zgjedhin rrugen e shkurter e te thjeshte te mberthyer nga injoranca totale dhe nje perfeksion instagrami!