Kalaja e Lëkursit në Sarandë, nga një simbol i turizmit historiko-kulturor, do të kthehet në një simbol i veprimit të krimit të organizuar, kokave të drogës, korrupsionit të politikës së Tiranës dhe i pastrimit të parave të pista në Sarandë.
Segmente të krimit të organiuzar dhe trafikut të kokainës po privatizojnë dhe ndoshta tashmë e kanë privatizuar Kalanë e Lëkursit, në bashkëpunim me krebashkiakun e Sarandës Aedian Gurma dhe kupolën e korruptuar të Ministrisë së Kulturës.
Prapaskena mëson se operecioni kriminal për zaptimin e kalasë përfshin pazare, falsifikim dokumentesh, korruptim të drejtorëve të Bashkisë Sarandë, ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve.
Përfitues do të jenë figura të krimit të organiuzar, vrasjeve dhe drogës, të cilët kanë kapur Bashkinë e Sarandës dhe policinë.
Sipas burimeve, përfitues do të jetë edhe ish deputeti i LSI, Vangjel Tavo, përmes të afërmve të tij, me anë të të cilëve ka futur në dorë sipërfaqe toke.
Pra, kemi të bëjmë me një gërshetim të krimit, drogës dhe politikës së korruptuar për të grabitur Kalanë e Lëkursit. SPAK mund të jetë ende në kohë për të ndërhyrë. Në vijim detaje dhe emra./Prapaskena