Olivier Rioux, 19-vjeçari më i gjatë në botë bëri debutimin e tij në ndeshjet e kolegjeve në basketbollin amerikan. Kanadezi është i gjatë 2 metër e 36 centimetër dhe vesh këpucë me numrin 55, që me gjasë i bën me porosi.
Olivier Rioux vendosi një rekord të ri Guinness për adoleshentin më të gjatë që luan basketboll në Kolegjet e SHBA-së, duke marrë vëmendjen e medieve. “Më duhet të fshihem nën kornizat e dyerve. Meqenëse të gjitha dyert janë në lartësi të ndryshme, nuk është gjithmonë e lehtë t’i shmangësh ato. Ndonjëherë godas kokën dhe më dhemb”, thotë ai.
Ai debutoi në parket të enjten, më 6 nëntor, gjatë ndeshjes së fituar nga Florida Gators kundër North Florida, duke kontribuar në mënyrë efektive në fitoren e shokëve të tij të ekipit. Ai luajti vetëm 2 minuta e disa sekonda në fushë, por kjo mjaftoi për ta futur në listën e pikashënuesve dhe për ta kthyer atë në njeriun e momentit.
Rioux shpjegoi se pas testeve mjekësore, gjatësia lidhet me gjenetikën e familjes së tij.
“Nuk jemi ende 100 përqind të saktë pse jemi të gjatë, por pas testeve mjekësore kjo u lidh me gjenetikën. Babai im është i gjatë 2 metër e 3 centimetër, mamaja 1 metër e 88 centimetër dhe vëllai 2 metër e 5 centimetër, pra jemi një familje e gjatë”, tha O
Pas futjes së tij në parket për debutimin zyrtar, të shumta ishin ovacionet e publikut që mezi po e prisnin këtë moment. Tanimë djaloshi duhet të ndihet i bekuar pasi Toronto Raptors në NBA është duke e ndjekur nga pranë.
7’9” Olivier Rioux goes in for Florida @barstoolsports pic.twitter.com/debc5ixRIK
— Payton Mitchell (@lPaytonl) November 7, 2025





