Ecja zbathur sigurisht që nuk është diçka që praktikohet shumë e aq më tepër nuk preferohet për shkak të shëndetit, duke qenë se këmbët mund të lëndohen. Megjithatë kjo formë e ecjes në Australi është shumë e praktikuar, ku shumica e njerëve ecin pa këpucë, e cila sipas tyre ka dy shpejgime, njëra që lidhet me plazhin dhe tjetra me historinë.
Mjafton një vizitë turistike në Australi dhe do të hasësh edhe nëpër dyqane persona zbathur, edhe kjo lidhet me kulturën e plazhit që ka ky popull, dhe mbathja e këpucëve shkon sipas dëshirës, nuk është e domosdoshme si shumë vende tjera.
Ndërsa tjetra ka të bëj me një ngjarje historike kur për shkak të dëmtimit të anijeve shumë oficierë mbetën në Sidney për një kohë të gjatë prej 6 mujash, pa mundur të lëviznin diku tjetër, dhe kjo bëri që rrobat e tyre e këpucët të dëmtoheshin, dhe zbathja e tyre vazhdoi edhe më tej./gazetametro