Mes 34 personave që u shoqëruan në polici për protestën e 8 janarit në selinë blu ishte edhe Stresi.
Mirëpo, çfarë mendon kolegu i tij, Noizy në lidhje me përfshirjen e reperit në politikë dhe problemet e tij me ligjin, të cilat duhet të themi që janë paksa të shpeshta.
Noizy ka thënë se edhe pse Stresi angazhohet shumë në politikë, politika e lë në baltë atë. Për këtë arsye reperi e këshillon të qendrojë larg politikës.
“Stresi merr shumë pjesë në politikë, ndërkohë që politika e le në baltë, sepse politikanët dinë vetëm të flasin të bëjnë bla-bla-bla. Nuk ka pse bie pre i politikës. Jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjithë botën populli i thjeshtë, e sidomos artistët duhet të jenë pak më të veçuar nga politika. Nuk ke nevojë të bëhesh kurban për politikanët se ja ku përfundon.
Do i kisha sugjeruar se si artist duhet të shijosh atë që të ka dhënë Zoti, merru me gjëra të rëndësishme, sepse me atë njihesh, këtë ja them si vëlla dhe ja them çdo personi”, është shprehur Noizy në një intervistë të dhënë për “Why Not”.