Sali Berisha i shpallur “non grata” nga amerikanët, duket se po tenton të fitojë simpatinë e tyre, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama.
Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha është ndalur tek konferenca e parë ndërqeveritare që do të mbahet sot ku aspirohet të hapen negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Por gjatë fjalës së tij, i shpalluri non-grata nga SHBA dhe që s’e fton asnjë ambasadë perëndimore, i ka kërkuar Kryeministrit Edi Rama që në përgjigje të vendimit të BE-së, të mos guxojë të provokojë partnerët e Shqipërisë, por të deklarojë se do të heqë dorë përfundimisht nga ligji i amnistisë fiskale.