Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i pranishëm në seancën gjyqësore në Gjykatën Administrative të Tiranës për ligjshmërinë e mandatit të prokurorit të SPAK Ols Dado, përsëriti se Dado i kishte telefonuar me telefonin e SPAK duke i kërkuar leje ndërtimi për një pallat. Veliaj tha se Ols Dado shkonte shpesh në bashki duke kërkuar leje ndërtimi jo vetëm për veten e tij, duke nënkuptuar se Dado ka i ka kërkuar Veliaj leje edhe për persona të tjerë.
“Me Ols Dadon jam në konflikt interesi, pasi ai me telefonin e prokurorisë ka kërkuar leje ndërtimi. Dado vinte shpesh në Bashkinë për të kërkuar jo vetëm leje për veten. Vënia e njerëzve në detyra kur nuk plotësojnë kriteret, jo vetëm tek unë por tek Bashkia e Tiranës, ka sjellë pasoja të rënda“, tha Veliaj.
Ols Dado duke se nuk i ka telefonuar vetëm Erion Veliajt për t’i kërkuar favore, duke përdorur funksionin publik. Prokurori i SPAK-ut Ols Dado dyshohet se i ka ka ndërhyrë tek njerëz me influencë te Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), për t’i marrë në punë të birin, Kris Dado, në këtë Agjenci.
Katapultimi i të birit të Ols Dados në AAPSK duket në konflikt interesi pasi babai i tij, Ols Dado sekustron pasuri në emër të SPAK, ndërsa i biri i administron dhe shet këto pasuri në emër të AAPSK. Kris Dado, me pasaportë greke, me certifikatë lindje në Athinë dhe i pagëzuar nga një prift grek, sapo mbaroi arsimin e lartë për juridik, me ndërhyrjen e babait juristit të “famshëm” noter Ols Dado sot prokuror, u sistemua fillimisht në Ministrinë e Drejtësisë.





