Drejtuesi i Nismës “Thurje”, Endrit Shabani, deklaroi në studion e “Log” në Abc, se ai nuk do t’i bashkohet protestës së 7-të korrikut të thirrur nga Partia Demokratike.
I pyetur se cila është arsyeja që nuk i bashkohet protestës, Shabani tha se nuk mund të dalë në shesh për të sjellë Berishën sërish në pushtet.
Sipas tij protesta e datës 7-të do të thotë që të bësh Berishën të “nusërojë” për herë të tretë.
Shabani si drejtues i Nismës “Thurje” çdo të thotë? Si aktivist politik ju vetë personalisht do të shkoni?
Shabani: Që ka arsye për të protestuar këtu ka pafund. Rritja e çmimeve është arsyeja e parë për të protestuar. Sa herë janë organizuar protesta të thirrur nga aktorë politikë ne kemi shkuar. Që të shkojmë në protestë të nusërojë Berisha për herë të tretë, nuk do shkoja. Ta kishte thirrur Belindi do shkoja.
Nuk do shkoja që të kthejmë Berishën në pushtet. Në lidhje me shqetësimet që ka vendi, këta janë deputetë, nëse Berisha bën detyrën e tij duhet të shkojë në parlament dhe të çojë ligje që ju vjen në ndihmë qytetarëve.
Pse duhet të dalë Berisha në rrugë. E dyta ka një ligj që fle në sirtarët e parlamentit për referendumet, që qytetarët të ushtrojnë sovranitetin e tyre në mënyrë direkte, pse nuk merret me këtë Berisha. Kemi pabarazi ekonomike, kjo nuk zgjidhet me protesta.