Avokat Spartak Ngjela komentoi fjalimin e humbjes të kreut demokrat Lulzim Bashës
Ai tha se Basha nuk do të mund të vazhdojë dot.
“Kjo ishte fjala e mbylljes së fushatës, do të fitojmë. Ata donin të bënin të bënin kryengritje, por i kanë kërcënuar ata të ODIHR. Tani këto do të fillojnë proceset në gjykatë, vodhën këtu, vodhën atje.
Por Basha nuk do të mund të vazhdojë dot, të jemi realist. Do të imitojnë Trumpin. Berisha pranoi humbjen dhe iku sepse s’kishte më asnjë shpresë. E vetmja shpresë e të humburit, është të mos kesh asnjë shpresë. As Berisha as Basha nuk janë demokrate. Ajo që vinte me origjinë nga e djathta ishte Jozefina Topalli”, tha Ngjela i ftuar në Shqip.