Monika Kryemadhi deklaroi plot siguri se LSI do të marrë 40 mandate në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Në emisionin “Quo Vadis”, ajo e krahasoi situatën në të cilën ndodhet vendit me atë të vitit 1997.
“Është e njëjta situatë si në 97. Në 97-ën ishte kallashi, në krahun e Florian Pullatit me bandat e Babrrusë.
Tani është COVID; nuk kemi Flor Pullaz. Në ’97 nuk kishin PS, por ama njerëzit shkuan dhe votuan.”
Kryemadhi deklaroi se në zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama do të jetë i vetëm.
Sipas saj, kreu i qeverisë nuk do t’i ketë me vete këtë herë socialistët e ndershëm.
“PS është vetëm, pa kokë. Ai është vetëm me Rilindjen.
Nuk i ka socialistët. Ai e ka ndërtuar backgroundin e tij politikë me gjakun dhe mundin e socialistëve të ndershëm. E shkatërroi atë parti. E rrënoi.”