Ka përfunduar numërimi i votave për kreun e ri të “Foltores” në disa degë. Berisha dhe Saliu garojnë përballë njëri-tjetrit. Procesi filloi në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm, 22 maj dhe ishte parashikuar të zgjaste deri në orën 16:00 por për shkak të pjesëmarrjes së ulët, procesi u shty. Ibsen Elezi ishte thjeshtë për humor se ka dhe kandidat që garon pra nuk është vetëm Berisha me Saliun po edhe Lasiu i padukshëm.
Demokratët antiamerikan kanë votuar si më poshtë:
Në Dibër kanë votuar gjithsej 754 votues nga 1150 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 664 vota, Ibsen Elezi ka marrë 84 vota. Të pavlefshme janë 6 vota.
Në Klos kanë votuar 445 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 429 vota, Ibsen Elezi ka marrë 9 vota. Të pavlefshme janë 7 vota.
Në Burrel kanë votuar 526 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 490 vota, Ibsen Eelzi ka marrë 31 vota. Të pavlefshme janë 5 vota.
Në Selenicë kanë votuar 220 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 198 vota, Ibzen Eelzi ka marrë 22 vota. Asnjë votë e pavlefshme.
Në Poliçan kanë votuar 95 demokratë nga 360 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 93 vota, Ibsen Elezi vetëm 2. Asnjë votë e pavlefshme.
Në Kuçovë kanë votuar 483 demokratë nga 750 votues. Sali Berisha ka marrë 437 vota, Ibsen Elezi 45. Një votë ka qenë e pavlefshme.
Në Pogradec kanë votuar 516 anëtarë. Sali Berisha ka marrë 484 vota, Ibsen Elezi 32. Asnjë fletë votimi e pavlefshme.
Në Devoll Sali Berisha ka marrë 1082 vota, Ibsen Elezi 135. 8 fletë votimi janë shpallur të pavlefshme.
Në Krujë Sali Berisha ka marrë 523 vota dhe Ibsen Elezi 14 vota.