Ndonëse ka qenë një nga kallëzuesit në SPAK të kontratës koncensionare të shërbimit të sterilizimit si përfaqësues i Nismës Thurje, Pano Soko në dëshminë e sotme dhënë Komisionit Hetimor Parlamentar, ka treguar se informacioni që ka për këtë çështje është i mangët e në disa raste i pavërtetë. Soko habiti jo pak anëtarët e komisionit kur tha se kallëzimin në SPAK nuk e kanë bërë mbi gjërat që ata dinin.
“Denoncimi nuk bëhet mbi ato që unë di, denoncimi bëhet mbi ato që unë dyshoj. Unë mund të di shumë gjera. Ajo që më bën të dyshoj është elementi. Nuk kemi vënë aty gjithë informacionin që dinim, por vetëm një esencë. Kur jam thirrur në SPAK kam dëshmuar aty për të gjitha gjërat që unë di”, u shpreh Soko.
Debati në Komision
Ilir Metaj- Z. Soko a keni kërkuar ose a keni vizituar ndonjë qendër sterilizimi duke qenë që e keni patur objekt kallëzimi?
P.Soko- Jo nuk e kam vizituar se nuk më është dashur për ato qëllime që unë kisha.
I.Metaj- Ok nëse kjo është përgjigja juaj, po kam idenë që një vizitë aty do t’ju ndihmonte për të rrëzuar apo forcuar dyshimet e mundshme, në lidhje me kallëzimin. Sidoqoftë po kaloj te pyetja tjetër. Në një vizitë që patëm në qendrën e sterilizimit në QSUT me kolegët e këtij komisioni, patëm mundësi që pas inspektimit të atij investimi të standardeve të shkëlqyera, në fund të kishim një bisedë me profesorët e nderuar që shërbenin në atë qendër spitalore.
Një pyetjeje të kolegut Ndreca “A mund të na thoni ju lutem një gabim apo një shqetësim që ju keni në lidhje me këtë konçesion, profesor Dibra iu përgjigj në emër të gjithë profesorëve aty të pranishëm “ I vetmi shqetësim që ne kemi me këtë konçesion, është mos të bëni gabimin që tani në përfundim të kohzgjatjes së tij, ju të mos e ripërsëritni atë. Sepse ne tani u mësuam të punojmë me standarde të larta me të cilat jemi shumë komod në realizimin e qëllimit të misionit tonë, të shpëtimit të jetëve të sa më shumë pacientëve.
Albana Vokshi- Po ç’po thoni, ça janë këto gjëra pa lidhje këtu..
Ilir Metaj- Kryetare nuk jeni aspak elegante në ndërprerjet tuaja të pandërprera..
Albana Vokshi- Nuk jam këtu për të qenë elegante..
Ilir Metaj- E thashë ngaqë jeni grua…
Albana Vokshi – Çfarë është ky diskriminim?! E çfarë që jam grua…
Ilir Metaj – Ia dini kuptimin fjalës “ diskriminim”? E thashë ngaqë jeni grua dhe të gjitha gratë e kanë të lindura elegancën në komunikim, ndryshe nga ne burrat. Nejse, ok, më falni që ju diskriminova si elegante. Më lini të vazhdoj tani.
Z. Soko- A mund të më thoni faturimi me TVSH është apo jo “dëm ekonomik”?
Pano Soko- Është në efekt të mëpasëm…
Ilir Metaj – D.m.th nuk jeni dakord me KLSH që shprehet se nuk ka “dëm ekonomik”.
Keni bere ju ndonje analize te kosto- perfitim social nga ky sherbim? Si ju ka rezultuar efekti neto?
Se pa kete analizë, ku perfshihen: sa dite me pak rri ne spital nje i operuar per shkak te mosinfektimit, sa mjekim me pak per infeksione, sa kohe personeli me pak e angazhuar, etj
Dhe këto të perkthyera ne lekë, të krahasohen pastaj me kostot e sterilizimit…
Pano Soko- Më lejoni një përgjigje të gjatë këtu. Dyshimi im nuk është me formën e dhënies si konçesion po me vjedhjen e parasë publike…
Ilir Pendavinji- Me dyshimin..
Pano Soko- Ok po, me dyshimin për vjedhjen e parasë publike.. Të gjitha opsionet mbi konçesionet, do ti bëj nëse do kem një hapësirë në parlamentin shqiptar, pra nëse nesër do të jem edhe unë deputet i parlamentit… Unë mendoj që shteti shqiptar duhet ta kishte bërë vetë sterilizimin, jo ta jepte me konçesion. Kështu besoj unë…
Ilir Metaj- Pra ishte e qartë, që aspirata juaj për të qenë në parlament sikur sapo e thatë, tregon që kallëzimi juaj ka qenë vetëm për protagonizëm politik.
Klevis Xhoshi- Z. Soko, duke qenë që insistoni se ky konçesion është i shtrenjtë, mund të më thoni çfarë çmimi ka jeta e njeriut?
Pano Soko- Nuk besoj se ne kemi blerë jetë me këto para…apo e kemi blerë?
Plarent Ndreca- Mund të diskutojmë nëse do sa është çmimi i jetës së njeriut, po që është blerë jetë njerëzish me këtë konçesion nuk diskutohet që po!
Pano Soko- Kjo që po thoni ju është titullim romantiko- letrar…