Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur nga Pusteci, ish-ministrit të Jashtëm, Neritan Cekës. Ku ky i fundit pas tërheqjen së deklaratës, ku mallkoi shqiptarët nëse shkojnë në votime, i shpalli një sfidë modeste Ramës.
Ceka e ftoi për ta sfiduar se edhe pse është 70 vjeç është i gatshëm të fitojë.
Ndërkohë Rama është shprehur se kishte qejf se kush zbret nga kati i dytë dhe jo kush hipën në katin e parë.
‘E patë Neritan Cekën kishte thënë që jam gati të bëj një garë me Edi Ramën kush ngjitet në katin e parë më shpejt, unë kisha qejf kush zbret nga kati i dytë.
O Neritan, kishte bërë sikur i kishte dal gjarpri nga filxhani. Nuk është se çështja është e thjeshtë, po është një fortunë në filxhan’, tha Rama.