Gazetari Muhamed Veliu ka ndarë një foto të pazakontë në rrjetet e tij sociale, ku duken pasojat e një aksidenti. Ai ka ndarë foton e një mjeti tip “Citroen” që ka përfunduar mbi trafikndarëse, por nuk kuptohet se si ka përfunduar aty.
“Nuk është një photoshop por një foto e vërtetë nga një rrugë në Veri të Shqipërisë,”-shkruan ai.
Deri më tani, Policia nuk ka dhënë asnjë njoftim për ndonjë aksident të ndodhur, ndërsa nuk dihet as nëse ka të lënduar.