Di të them një gjë, për herë të parë qysh se kemi hyrë në procesin e materializimit të ëndrrës së madhe me thirrjen e duam Shqipërinë si Europa, na ndodh që të kemi një përputhje të rrethanave të brendshme me rrethanat e Europës dhe vullnetin e tyre për të na marrë brenda.
Kur ne filluam të bëhemi më të pranueshëm ata humbën dëshirën për zgjerimin dhe në këtë moment janë përputhur gjërat. Ne hapën, ulëm në tryezë vjet dhe na është dhënë dhe kemi rënë dakord t’i mbyllim negociatat në vitin 2027. Nuk i ka ndodhur asnjë vendi tjetër, Kroacisë i janë dashur 7 vite.
Mali i Zi ka vite e vite në këtë proces. Është përputhur me nevojën e tyre për të dhënë një sinjal që po shkojmë drejt një riunifikimi. Në mars do hapim grup-kapitujt e tjerë. Ky proces është me 1 mijë vet në punë që merren me negociatat. Nuk ka asnjë minutë për të humbur, duhet të fokusohemi te ky proces. Duhet të mos ketë ndërprerje asnjë ditë. Imagjino të hymë në historira me Kujtim Gjuzi, a kuptoni a jo. Ne na duhet Shqipëria në BE”, tha Rama.