• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, November 7, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Nuk janë të shqetësuar për LGBT, por për b…thën e tyre

November 7, 2025
in Aktualitet, Debat

Mero Baze

Sulmet homofobike ndaj ambasadorit Gonzato apo komisioneres Marta Kos, në thelb, nuk kanë lidhje me homofobinë. Homofobia është gjëja e fundit që Berishës dhe atyre që ka pas vetes për të sulmuar udhëheqësit evropianë mund t’u shkojë ndër mend. Madje, po t’u hynte në interes politik, ata do të ishin sot flamurtarë të LGBT-së apo të ligjeve që kërkon Evropa për familjen — e kanë provuar më parë.

Arsyeja nuk është homofobia, por shtirja si eurofob për të maskuar afrimin e BE me Shqipërinë. Dhe kjo nuk është e ngjashme me euroskepticizmin klasik të atyre partive që duan të ruajnë vendin e tyre nga futja në BE. Është një eurofobi e veçantë, që lidhet me urrejtjen pse Evropa po kërkon të fusë në gjirin e saj vendin e tyre.

Kjo lloj specieje nuk gjendet askund tjetër në Evropë.

Në Evropë ka njerëz që urrejnë LGBT, të tjerë që janë shumë të hapur ndaj saj; ka njerëz që urrejnë BE-në si institucion burokratik dhe janë në betejë për të mos qenë pjesë e saj; ka vende që nuk duan të hyjnë në BE sepse nuk i pranojnë vlerat e saj.

Por këta tanët nuk ngjajnë me asnjërën prej këtyre kategorive. Ata nuk e urrejnë Evropën për vlerat e saj, nuk urrejnë as LGBT-në për identitetin e saj seksual. Ata urrejnë Evropën dhe udhëheqësit e saj, sepse në këtë moment ata janë pro Shqipërisë dhe kjo u duket si luftë kundër tyre.

Fakti që kryeministër i vendit është Edi Rama, i bën të ndjejnë si “shpallje lufte” çdo qëndrim pozitiv të BE-së ndaj Shqipërisë. Vetë ideja që Brukseli kërkon të shpejtojë anëtarësimin e vendit dhe të japë një raport progresi pozitiv për Shqipërinë, për ta është provokim.

Kaq është gjithë “intifada” e tyre kundër Evropës. Nuk ka lidhje as me LGBT, as me homofobinë. Ka lidhje me urrejtjen ndaj Evropës që kërkon ta fusë Shqipërinë në familjen e saj, sepse kjo i nxjerr jashtë loje politikisht.

Për fatin e tyre të keq, ambasadori Gonzato ka qenë një nga diplomatët më të afërt me opozitën nga përfaqësuesit e BE-së në Tiranë, dhe nuk ka asnjë arsye politike që ta sulmojnë individualisht për shkak të qëndrimeve të tij. Ai ka pësuar një dëm kolateral, vetëm sepse dorëzoi në zyrën e kryeministrit një raport pozitiv për vendin. E njëjta gjë vlen për komisioneren Kos.

Ndaj mos kërkoni homofobë në opozitën tonë. Disa prej tyre madje janë pjesë e komunitetit LGBT — dhe mirë që janë. Ata nuk janë të shqetësuar për bythët e Evropës, janë të shqetësuar për të shpëtuar bythën e tyre, sepse futja e Shqipërisë në BE u heq shpresën e fundit për pushtet.

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved