Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit të Shkodrës Hajrie Muçmata, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë sot vendimin e shkarkimit.
Trupa gjykuese konstatoi se Muçmata kishe dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me pasurinë e saj, ç’ka nuk justifikoi dot të ardhurat.
Në seancën dëgjimore të 28 tetorit, Muçmata kishte depozituar dy kërkesa për të rrëzuar verifikimin e pasurisë së saj nga KPK-ja. Për rrjedhojë, trupa gjykuese e drejtuar nga Firdes Shuli vendosi shtyrjen e vendimit për Muçmatën.