Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është gati të nënshkruante marrëveshje për mineralet ndërmjet SHBA-së dhe Ukrainës.
Zelensky tha se ai ishte i gatshëm të kishte një “dialog konstruktiv” me Shtetet e Bashkuara, një deklaratë që vjen pas një bisede të nxehtë me presidentin amerikan, Donald Trump të premten.
“Unë thjesht dua që qëndrimi ukrainas të dëgjohet. Ne duam që partnerët tanë të kujtojnë se kush është agresori në këtë luftë,” iu përgjigj ai një pyetjeje nga BBC.
Lideri ukrainas shtoi se nuk ka asnjë shans që Ukraina të heqë dorë nga territori i saj.
Duke folur me gazetarët në aeroportin Stansted, ai thotë se Ukraina nuk do të njohë asnjë territor të pushtuar si të Rusisë.
“Ne e kujtojmë këtë rrugë në të cilën kemi qenë më parë. Duhet të vazhdojmë nga kuptimi i ligjit ndërkombëtar. Nuk duam asgjë që nuk na takon, por kur zë diçka ose kur shkel ligjin, gjithçka do të kthehet tek ju”, tha presidenti ukrainas.