Mediat ndërkombëtare raportojnë për përplasjen verbale mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, presidentit amerikan Donald Trump dhe zv.presidentit JD Vance në Shtëpinë e Bardhë.
Bëhet me dije se Zelensky tha se Ukraina ende është e aftë të mbrohet dhe t’i rezistojë Rusisë. Nga ana tjetër JD Vance u kundërpërgjigj duke theksuar se SHBA ka shumë probleme të veta.
Sipas mediave të huaja, debati mes tyre u bë i tensionuar kur Trump ndërhyri, duke i thënë Zelensky-t se duhet të jetë mirënjohës, pasi “nuk ka kartat në dorë”, dhe se nuk mund t’i thotë Uashingtonit “dua këtë, dua atë”. Pas kësaj, presidenti ukrainas u shpreh: “Nuk kam ardhur këtu për të luajtur letra”.