Teksa ka folur për inceneratorët, ish kryetarja e Levizjes së Spiunve të Irrituar ka deklaruar se nëse do të thotë frazën se nuk ka çfarë t’i bëjë Edi Ramës, do të ishte më mirë t’i hipte gomones dhe të shkonte në Angli, ose përndryshe do të qëndrojë tek dera e SPAK për të denoncuar.
“Nëse do them se nuk kam çfarë t’i bëj Edi Ramës, atëherë më mirë të iki të rri në shtëpi ose ti hypi dhe unë gomones e të iki në Angli siç ikin shqiptarët.
Nuk kam zgjedhje tjetër, ose vetëm e fillikat, atje te dera e SPAK do të shkoj”, tha Monika Kryemadhi.
Natyrisht Moni flet për shqiptarët kokëpalarë të 21 Janarit, se klyshët e saj ikin me çarter dhe me avina në Angli madje studiojnë me 160 mijë paund në vit, nga paratë që “i’u la” Fatimja, duke shitur qepë në qytetin Studenti dhe Ramazani si brigadier ferme.