lnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi po vazhdojnë që të jenë më të afërt se kurrë me njëri-tjetrin. Pas puthjes së parë në buzë, ata janë parë shpesh në momente romanike dhe ngacmime.
Një moment i tillë ka qenë edhe gjatë mbrëmjes së djeshme, ku një diskutim për mënyrën se si banorët vijojnë sulmet ndaj tyre ka përfunduar në shumë puthje dhe përqafime. Ata ishin të shtrirë në krevat dhe u mbuluan me jorgan.
“Për të arritur tek unë kanë zvogëluar komplet imazhin tënd të një fëmije gati 5 vjeç që unë e marrë për dore dhe i them që është semafori i kuq, nuk kalohen vizat e bardha”- tha Ilnisa referuar diferencës së madhe në moshë që çifti ka.
Pjesë nga biseda e tyre:
Meritoni: Ça po të duket vetja?
Ilnisa: Je normal apo jo?
Meritoni: Kush është kundër meje?
Ilnisa: A mund ta ulësh zërin kur flet. Këta janë të gjithë me mendjen te ty dhe te unë. Po më hapet barku në këtë situatë sepse po kalohet çdo limit. Po krijohet një gjendje që seriozisht nuk mund ta besojë që po ndodhë.
Meritoni: Pse?
Ilnisa: Po sepse në të vërtetë kundra teje duket. Për të kaluar tek unë, shkojnë te ti?
Meritoni: Pse?
Ilnisa: Më trego pak çfarë bëre kur nuk isha unë?
Meritoni: O zemër të kam thënë që kemi diskutuar për disa lojëra, kemi folur për histori…
Ilnisa: Më trego pak pse të sulmojnë të gjithë sapo shfaqem unë? Më trego.
Meritoni: Se di?
Ilnisa: Jam unë duke e ekzagjeruar?
Meritoni: Pse po më ngacmon mua?
Ilnisa: Duan të arrijnë te mua duke përdorur emrin tënd.
Meritoni: Pse?
Ilnisa: Ma thuaj ti pse?
Meritoni: Ti nuk duhet të biesh pre e ngacmimeve…
Ilnisa: Po unë nuk bie, sepse ta komunikoj ty direkt dhe pastaj… Me Vesën e mbyllëm, me këta e mbyllëm. Me kë duhet ta mbyllësh tjetër sepse duhet çdo ditë ta mbyllësh. Janë edhe 20 veta të tjerë.
Meritoni: Pse vazhdojnë ata të flasin për mua?
Ilnisa: Po gjithmonë, gjithmonë. Për të arritur tek unë kanë zvogëluar komplet imazhin tënd të një fëmije gati 5 vjeç që unë e marrë për dore dhe i them që është semafori i kuq, nuk kalohen vizat e bardha.
Meritoni: Tani unë nuk e di pse ndodhë kjo sepse unë nuk jam ata.
Ilnisa: Me trego i çik çfarë bëre sepse kam parë edhe një ëndërr të bukur sot saqë nuk kam ndërmend ta prish me këtë injorancën e përditshme.
Më tej, Ilnisa ka vijuar me xhelozirat sa i përket një maske që Rike i kishte vendosur më herët Meritonit, duke e konsideruar të neveritshme.
Ilnisa: Ti nuk ke limite fare, zero. S’ke fare. Ç’është kjo maskë e neveritshme. Unë të gjejë me fytyrë gjithë gjalp…
Meritoni: Kemi folur për dokumentarë…
Ilnisa: Po lëri mor dokumentarët sepse jemi duke folur për tjetër gjë. Të gjej njeriun me të cilin ndajë gjëra kryesore me fytyrë gjithë gjalp, e shpifur.
Meritoni: Pse je duke mi përmendur këto skena.
Ilnisa: Shko dhe bëje edhe njëherë fytyrën me gjalp dhe flasim.