Nga Besi BEKTESHI
Degradimi i PD-së ose më mirë lidershipit të sotëm anormal dhe dekadent, u pa qartë në frikën e madhe, e cila i detyroi të zbythen për sulmin dhe zjarrin, që kishin përgatitur në protestën e 9-të! Ku shkuan fjalët e “zvarritjeve, marrjes zvarrë, hedhjes, popullit të inatosur, ditës përfundimtare, përfundimit të qeverisë së krimit” etj., etj?! Ku shkoi “uragani demokratik” dhe ku janë masat popullore 500.000 mijëshe në Tiranë të deklaruar dikur në marrëzitë me ekzagjerim fantazmagorik?!
Ku janë molotovët dhe shashkat, hunjtë dhe zjarri në derë të Kryeministrisë apo Kuvendit dhe mbi kokat e policëve në detyrë?! Pse nuk u dëgjuan deri në megafonin e liderit të madh holandez, sharjet me fjalë të ndyra nga demokratët e “qetë” dhe ku ishin kapuçonët e zinj që në protestat “paqësore” të Lulzim Bashës dhe babait të tij shpirtëror dhe politik Sali Berishës, dogjën dhe përballeshin me policinë, duke drejtuar dhunën kundra saj! Ku janë ata që më pas iu sulën dhe qendrave të votimit apo KZAZ-ve?!
Jo nuk ishin në protestën e 9-të medemek kombëtare, ku ishin po ata punonjës të bashkive demokrate dhe ndonjë militant që nuk ndryshon dot mendim! Po po, asnjëherë më shumë se 10.000 njerëz që nuk mbushin dot bulevardin dhe shpërndahen për së gjati, duke harruar se dronin e kanë mbi koka!
Ku janë ata njerëz që kanë nëntë herë që thonë dhe ulërasin se “do hedhim Edi Ramën” dhe si përfundim ikin ose nga gazi dhe duke mos pasur asnjëherë turp për të thënë: do ta hedhim herën tjetër qeverinë e mafies dhe Ramën “kriminel”! Po e hodhën Ramën prej polisteroli, sepse kështu bënë dhe me Enverin në bronx, për ta pasur pastaj më keq se gjirokastritin në partinë e tyre, por nga Viçidoli me emrin Sali!
Nga ana tjetër Rama as nuk i vrau, sikundër Berisha dhe Luli kanë bërë dhe për më tepër nuk doli t’i thoshte Berishës se “po dole dhe njëherë dhe po preke qoftë dhe një polic, do ta thyej kokën me snajper nga dritarja e Kryeministrisë”! E meritonte t’ja thoshte, por me sa duket Rama këtë dallim ka – ndoshta të vetëm, por shumë të rëndësishëm ndryshe nga ata përpara tij në pushtet! Ai nuk vret!
Pse e lanë dhunën në protestë? Se janë “burra të mirë” lidershipi sipër? Aspak! Ata kanë zhgënjyer dhe “kokëtulat” e Lazaratit, Fierit, Shkodrës dhe Kuksit apo Kamzës, që donin të fillonin luftën dhe digjnin Tiranën! I lejuan të shfryjnë dhe të medemek trembin Lleshajn në disa protesta, për në mënyrë të turpshme treguan në protestën e nëntë se janë frikacakë, janë të pandershëm dhe që dhunën në protestat e tjera, e kanë pasur të përgatitur dhe të urdhëruar! E gjitha kjo, se nuk kanë aspak lidhje me demokracinë, as me Kushtetutën dhe as me ligjin, por vetëm me privilegjet dhe frikën e madhe! Frikën e madhe nga kush?
Absolutisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Nga zakoni dhe detyra e saj, për të mbajtur stabilitetin në zonat e veta të influencës, për të mos ja lëshuar si Rusit, po ashtu dhe të tjerëve që gjithmonë i kanë marrë copat Shqipërisë dhe ka plot edhe sot e kësaj dite, me interesa të tilla edhe në BE!
Paralajmërimi dhe vizita e stafit të ambasadës së USA në PD dhe te Basha kishte vetëm një temë dhe konkluzion politik! Tema ishte mos përdorimi dhunës në protestë dhe konkluzioni ishte: nëqoftëse nuk do të kontrollohej protesta e thirrur nga partia dhe degjenerimi i saj në dhunë, e cilësonte në vetë të parë Bashën si fajtor për të cilin SHBA-të nuk mund të bashkëbisedonin më, nuk mund ta konsideronin më kurrë një person “grata” në politikën e SHBA-ve! Sigurisht për Berishën ka marrë fund kjo gjë, por po ashtu dhe për Monika Kryemadhin dhe ka disa të dhëna se ka përfunduar tashmë dhe për të shoqin e saj?!
Idiotgramafonët e PD-së dhe çapaçulët e saj i thonë “Gjermani” revistës me femra lakuriq ose “Bild”, por Gjermania nuk ka lidhje aspak me “Bild” dhe pse shumë pjesë të përgjimeve që ka nxjerrë nga shitja e një prokurori vendali me SB-në – janë të turpshme dhe negative për Ramën dhe të tijtë në Rilindje! Por Gjermania është shteti që mbron shqiptarët dhe nuk mund të mbrojë maskarenj si djathtas dhe majtas, që përfitojnë nga ky respekt!
Lidershipi i sotëm gangster, imoral dhe i humbur i PD-së, ka marrë në qafë demokratët e shumtë që nuk duan Ramën dhe PS-në, por shikojnë te lidershipi fajtor i tyre, diçka tepër të keqe politikisht! Lulzim Basha dhe Sali Berisha bashkë me Monën dhe një dorë e vogël sipër protestës, janë anti amerikanë, janë anti perëndimorë! Sepse ata janë medemek me “Bild” dhe nuk janë me Gjermaninë që nuk e do Shqipërinë në flakë e as jashtë BE-së dhe as me viza si dikur?!
Anti shqiptarët si Lulzim Basha qytetar holandez e ndezin në flakë Shqipërinë dhe pastaj kërcasin e ikin si trima – holandezë e kam fjalën! Dalja e Bashës me vajza dhe grua duhej bërë kur rrinte si “aktor i keq” kur digjej Kryeministria dhe jo kur morri kërcënimin se do të futej në listë të zezë të State Departament sëpaku politikisht! “Dashuria” e tyre për perëndimin dhe sidomos SHBA-të, sot është vetëm frikë dhe nuk ka asnjë lidhje me respektin!
Ky respekt ka përfunduar te PD posaçërisht në majë të saj, që me Presidentin Bill Klinton dhe marrëdhënien e tij me SB e ’96-të dhe ’97-tës! PD-ja e Berishës ka djegur vendin dhe ka bërë zullume kaq të mëdha, sa listat e tilla në SHBA, janë të stërmbushura me një dorë të tillë mashtruesish “legjendarë”! Ata janë gati për SPAK! Te një pjesë e këtij lidershipi (kurrë te demokratët) ka urrejtje për SHBA-në! Duken në shprehjet e tyre të porositura në FB e Ambasadës së USA në Tiranë! Mjafton të shikosh anonimët dhe të vërtetët çfarë thonë – duke e bërë dhe ambasadën një “vegël” të Ramës!
Për LB dhe SB, por dhe MK është i mirë “Bild” dhe të këqinj OSBE, BE, Mogherini Hahn, Lajçak, Flakenshtajn, Kukan, Roth! Po pra është e mirë Holanda dhe parlamenti i tyre dhe sigurisht të këqinj Polakët, Italianët, Kroatët, Sllovenët, Sllovakët, Çekët, Bullgarët, Austriakët dhe shumë të tjerë që lobojnë që Shqipëria të afrohet me BE! Po ku ka më antishqiptarë se sa lidershipi tashmë i përfunduar si kombëtar dhe politik, me gjithë këtë anti shqiptarizëm të theksuar të cilin e lëshojnë medemek kundra Ramës, por në fakt e kanë për ndërkombëtarët!
E kanë urrejtjen për SHBA-të për ngritjen e SPAK dhe drejtësisë (dosjeve plot) dhe që nuk thanë një herë “po opozita ka të drejtë se ka ikur nga kuvendi dhe që nuk do të shkojë në zgjedhje”! Përkundrazi, përfaqësuesi i tyre zoti Palmer jua ka bërë të qartë fare mirë idetë dhe qëndrimin e SHBA-ve, por sigurisht njerëzit e antishqiptarizmit të cilin e shesin për demokraci edhe Palmerin e konsiderojnë të shitur te Rama!
E bukura është se të gjithë po shiten te Rama e në fakt të tillë dembelë dhe asgjëbërës përveç të këqinjve të këtij vendi, janë individët kryesorë që Rama megjithë arrogancën dhe keqadministrimin “fantastik dhe piktoresk” të tij – qëndron në saj të tyre në pushtet! Shqiptarët nuk kanë përpara një alternativë të ndershme që të mund të largojnë menjëherë Ramën nga pushteti.
PD dhe LSI sëbashku me të tjerë, sot janë sjellë si antishqiptarë për gëzimin ndaj “vizave” holandeze”, për gëzimin në lobimin dramatik te disa qeveri dhe tabloide ndaj mos afrimit me BE-në! Edhe pse abuzon vazhdimisht, Rama e ka pushtetin dhe jetëgjatësinë në të pikërisht falë tyre!