Gazetari Artan Hoxha ka përkujtuar dje themelimin Policisë së Shtetit Shqiptar. Në shkrimin e tij Hoxha ndalet në memorialin e zi që është ngritur për të gjithë punonjësit e policisë që kanë rënë ndër vite.
“Me 13 janar 1913, vetem nje muaj e gjysem pas shpalljes se pavarsise, qeveria e Ismail Qemalit, vendosi te themeloje Policine e Shtetit Shqiptar.
109 vite me pas, nje memorial i zi, vendosur ne oborrin e Ministrise se Brendeshme, perkujton 225 “Deshmoret e Atdheut”, te rene ne krye te detyres gjate 31-te viteve te postkomunizmit.
Shume prej tyre i kam njohur nga afer, kam marre pjese ne operacione te organizuar dhe drejtuar prej tyre.
Kam ngrene buke me ta, ne mencat e varfera te komisariateve te Shqiperise, nga Tropoja ne Sarande.
Kam ndare bashke me ta, sukseset e aksioneve dhe me kane lene te vetem, te derdh lot hidherimi ne funeralet e tyre.
Sot, ATA jane YJE mbi ate memorial te zi, duke na dhene shprese, se ky komb, ende nuk eshte mposhtur nga krimi…
E paharruar qofte sakrifica juaj…”, shkruan Hoxha.