Kryeministri Edi Rama në një takim me importues, eksportues dhe përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, ka dhënë detaje në lidhje me gjendjen e rezervave të naftës në vendin tonë.
Rama është shprehur se qeveria po punon që të sigurojë sasinë që na duhet për të shmangur çdo kolaps që mund të pësojë vendi nga një mungesë e tillë.
Ai është shprehur se është në kontakt me disa mbështetës për të siguruar rezervat që duhen në rast të mungesës së naftës.
“Ne nuk kemi qëndruar vetëm duke parë dhe ndjekur tregun, por po bëjmë përpjekje serioze për të mbështetur në çdo rast njëlloj si me ushqimet edhe furnizimin në rast mungese, nuk kemi diçka konkrete por jemi në rrugë të mbarë për ta bërë për ta arritur këtë. Nëse kjo luftë vijon gjatë ne do të duhet që të jemi koherent dhe të sigurojmë produktin që na duhet. Kjo është situate krize nuk mund të jetojmë sikur s’ka ndodhur asgjë”, është shprehur Rama.
Fati ka qenë në anën e tij/ Rusët i bombarduan zyrën, ky është detaji i pabesueshëm që i shpëtoi jetën kryebashkiakut ukrainas
Bora Zemani i kërkoi shumën e madhe të parave? Ermal Mamaqi nxjerr prapaskenat, bën deklaratën e papritur edhe për Donaldin dhe Beatrixën: Kam gënjyer që njerëzit të flisnin!
Moti i keq pritet të përfshijë vendin tonë, meteorologia Tanja Porja parashikon sa gradë do bien temperaturat dhe ditën kur do rikthehen reshjet e borës
Ndër të tjera ai ka ripërsëritur paketën ndihmëse ku thekson se për tre muaj do të përfitojmë më shumë se gjysmë milionë qytetarë. Rama është shprehur se bujqësia është më mirë se një vit më parë dhe shpreson që prodhueshmëria do të vijojë që të rritet.
“Do të vijojmë që të mbështesim ato që janë më shumë në nevojë, që janë më shumë se gjysmë milioni qytetarë që do të fillojë mbështetja për tre muaj rresht, do mbështesin bujqësinë për naftën pa taksa, për të gjithë ato që thonë se bujqësia po vdes kemi145 të produkteve bujqësore më shumë krahasuar me janar-shkurt 2021. Bujqësia është e ndarë në dy pjesë një palë që punojnë dhe nuk bëjnë zhurmë që ka rritur shifrat në mënyrë spektakolare.
Shifra tjetër është se importojmë 1 dhe eksportojmë tre në krahasim me atë që importonim 7 dhe eksportonim 3. Kemi më shumë produkte vendi në treg sesa vitet e tjera. Ne do të vijojmë të stimulojmë sinergjitë’, ka thënë ai.