Karim Benzema fitoi sot për të parën herë trofeun e Topit të Artë. Francezi la pas një sezon të jashtëzakonshëm, kur me statistikat që regjistroi e meritoi tërësisht këtë çmim prestigjoz. Por për politikanin Denis Cieslik kurorëzimi i Benzemasë nuk është aspak një burim krenarie.
Anëtari i partisë “Ripushtimi“ shkruan në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter” një reagim që padyshim do të ndezë debate të mëdha. Cieslik shprehet se nuk mund të jetë krenari suksesi i një personi që preferon himbin algjerian përpara atij francez dhe që promovon islamizmin.
“Nuk ndjej krenari. Nuk thjesht ‘një francez që është kurorëzuar’, por një francez që refuzon të këndojë këngën e Marsejezës, duke preferuar ‘Algjeria për zemrën’ dhe që qartësisht shfaq islamizmin e tij. A është kjo krenari?”, shkruan Denis Cieslik.