Deputetja Rudina Hajdari ka ironizuar hapur opinionistin Vehap Kola lidhur me ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe eliminimin e koalicioneve parazgjedhore.
Teksa Kola tha se nuk duhet të ishin bërë këto ndryshime ka ndërhyrë deputetja Hajdari, e cila pyeti moderatoren Eni Vasili: “Ku e keni gjetur këtë?”.
Pjesë nga debati
Hajdari: Ku e keni gjetur këtë?
Eni Vasili: Ju lutem mos ofendoni…Është i ftuari i Open
Kola: Zonja Hajdari nuk e dorëzoi mandatin për të tjera arsye, jo për interesin e Shqipërisë dhe faktorit ndërkombëtar
Hajdari: Mos u mërzit që unë e mbajta mandatin, nuk e di si e bëni matematikën ju, por të heqësh dorë nga një mandat, dhe të heqësh dorë nga 56 mandate është tjetër gjë
Hajdari: Ju keni ardhur këtu, me një kasetë, jepi dhe pak sepse jeni kasetë