Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka ka reaguar ashpër ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Ai shprehet se ndjen neveri teksa sheh kryetarin e opozitës të bëjë teatër dhe propagandë. Gjithashtu Muka shkruan se ende nuk dihet nëse Basha ka diplomë apo jo.
“Me vjen neveri dhe peshtire teksa shoh kryetarin e opozites te bej teater dhe video-propagande njesoj si qeveria persa i perket problematikes se Arsimit te Larte! A e dini ju z. Basha qe Ministri i Arsimit ne kohen e PD, Z Tafaj beri nje ligj te ri te Arsimit te Larte ne 2007 per tu vleresuar per kohen dhe qe promovonte per here te pare ne vend zhvillimin e universitetit mbi shkencen? Edhe pse ligji ishte risi, qeveria e PD-se ne ate kohe (kryesisht ne mandatin e dyte) nuk e zbatoi plotesisht dhe deshtoi.
E njejta situate u perserit edhe me qeverine e sotme, e cila e shperfytyroi konceptin universitet! Nga moszbatimi i ligjit kemi sot pseudoakademike dhe njerez me nivel gjimnazi qe veshin petkun e profesorit. Nuk e ka fajin ligji, por Maliqi dhe Maliqi eshte e gjithe klasa e korruptuar politike e 30 viteve te fundit e cila permes demagogjise vret shpresen cdo dite! Ju nuk keni si ta dini z. Basha pasi ende nuk dihet nese keni diplome apo jo, por te pakten shkoni konsultohuni me njerez si z. Tafaj qe e njohin mire arsimin e larte!”