Operacioni Forca e Ligjit ka ndaluar sot shtetasin Dashamir Gjoka. Gjoka është ndalur dhe është marrë në pyetje, por më pas është lënë i lirë.
Ndërkohë automjeti i tij i blinduar është mbajtur i bllokuar nga policia.OFL i dërgoi dy ditë më parë formularin për deklarimin e pasurisë Gjokës, ndërsa sot morën deklaratën e tij.
Ai ka nën pronësi një kompleks të quajtur “Gjoka” që shërben si qendrën tregtare dhe njësi të tjera shërbimi.
Kujtojmë se Gjoka i ka mbijetuar një atentati me kallashnikov dy vite më parë, por arriti të shpëtojë falë makinës së blinduar.Nga ana tjetër pasuria e Gjokës është konfiskuar më herët në vitin 2017, në zbatim të ligjit antimafia.
Ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në aktivitetet kriminale në Itali, ku rezulton edhe si i dënuar me 7.5 vite burg.