Lulzim Basha ka sqaruar një lajm që ka qarkulluar në rrjet se ai nuk mund të udhëtojë dot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në një lidhje me emisionin Open, lideri i opozitës tha se kjo është avazi i vjetër i Partisë Socialiste e cila e qarkullon këtë informacion sa herë që i plasin skandale.
Basha zbuloi se sot qeveria është tërhequr nga padia që bëri ndaj gazetës gjermane ‘Bild’ e cila publikoi skandalin e vjedhjes së votave.
“Mediat dhe PS vazhdojnë zanatin e vjetër të gënjeshtrave e mashtrimeve, në vend të merren me njerëz që kanë mbetur pa bukë, me familjet në nevojë ekstreme, vazhdojnë të shpifin e sulmojnë opozitën, ky eshte akti me transparent i obsesioneve të vërteta te Edi Rames dhe PS.
Më vjen keq që kanë rënë në këtë nivel që nga mëngjesi e deri në darkë merren me opoziten e kryetarit te PD. Kjo tregon çfarë janë prioritet e Edi Ramës, obsesioni i vetëm është të sulmojë kryetarin e opozitës pastaj thotë edhe ndonjë fjalë si për të larë gojën që jemi për bashkëpunim.
E qarkullojnë sa herë janë në vështirësi, sa herë që nuk paguajnë cfarë i kanë premtuar shqiptarëve, sa herë u plasin skandale si ajo e Bild, besoj e keni marrë vesh që është tërhequr nga padia që i ka bërë Bild që publikoi skandalin e vjedhjes së votave, në mes të kësaj pandemie është tërhequr tërheqja vërteton që qeveria është produkt i një palë zgjedhjeve me vota të vjedhura në bashkëpunim me krimin. Sa herë kapet në skandal e në pamundësi për të përballuar situata si kjo tani,sulmojnë opozitën me gënjeshtra, mashtrime e trillime.