Debate të ashpra janë regjistruar sot në emisionin ‘Studio Live’. Mes ish deputetit Halit Valteri dhe kryeredaktorit Gëzim Saliu me gazetarin Arbër Hitaj. Valteri tha se ka bërë sërish kallëzim në SPAK për deputeten e Partisë së Lirisë dhe Ilir Metën që i akuzon për fshehje të ardhurash, korrupsion dhe çelje të llogarive anonime. Ai ka renditur 5 vepra penale për të cilat ka paditur ish Presidentin dhe bashkëshorten e tij për përfshirje në financimet ruse.
Mirëpo, Saliu e konsideron si “shashkë” që nuk do sjell asgjë, teksa ka pasur edhe debate në rrafshin personal.
Gëzim Saliu: Të njohim mirë kush je
Halit Valteri: S’ke si më njeh mua ti o djali. Unë se marr rrogën te Iliri
Gëzim Saliu: Nuk kam parë ndonjë denoncim nga zotrote nga pushteti
Halit Valteri: Nuk ma tregon dot se kë denoncoj. Shiko sa denoncime kam në SPAK, për rrugë për koncesione
Gëzim Saliu: Ke zero denoncime
Halit Valteri: Kush i ka denoncuar Milot Balldren, syreati jo
Gëzim Saliu: Do ruajmë etikën apo jo
Halit Valteri: Nuk ul nivelin unë me spurdhjakë. Nuk flas unë me njerëz që marrin sufllaqë sa herë dalin në TV. Kthe përgjgije ose ik nga këtu dhe mos fol fare.
Halit Valteri: Monika Kryemadhi dhe Elona Guri që ju japin juve rrogën ne i kemi denoncuar. Ilir Meta hedh kockën dhe ky lef. Dy botokset e Monikës kushton ti si personazh
Gëzim Saliu: Le të vazhdojë të thotë ç’të thotë. Nëse Kryemadhi ka shkelur ligjin dhe të veprojë drejtësia, por argumentet dhe faktet tregojnë se është e kundërta e këtij diskutimi. Kryemadhi ka thënë që i është falsifikuar firma, le të hetohet.
Debati ka vijuar edhe për çështjen e inceneratorëve.
Halit Valteri: Mona është prishur për 1 mln dollarë pagesë me Mërtirin dhe me Zoton, prandaj i ka denoncuar.
Gëzim Saliu: S’ke pikë argumenti
Halit Valteri: Ai nuk e ka idenë se ca është inceneratori
Gëzim Saliu: Aq sa merr unë për incenderatorët, do ishte gjysma e së keqës. Kam qenë në debat me shumë njerëz të nderuar, por nuk kisha parë asnjë si ju
Halit Valteri: Ti je mercencar, të ka sjellë Mona në studio
Gëzim Saliu: Nëse i ftuari në studio ka pretendime se ka akuzë, le ti shkohet në fund, por duke pasur gjithë këtë mal me afera dhe nuk flet njeri nuk është e drejtë