• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 24, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Numrat flasin më shumë se fjalët

October 23, 2025
in Debat

Nga Eduard Zaloshnja

Në raportin përfundimtat të OSBE/ODHIR rreth zgjedhjeve të 11 majit, kishte mijëra fjalë, të cilat nuk jepnin dot përgjigje përse partitë e koalicionit PD-ASHM (ku përmblidheshin PD, LSI, PR, PDIU etj.) morën brenda vendit plot 250 mijë vota më pak se më 2021. Ishte pikërisht kjo gropë elektorale e tyre brenda vendit që i krijoi mundësinë PS-së të siguronte plot 83 mandate parlamentare!

Votat e diasporës i shtuan vetëm 1 mandat socialistëve – të nëntin në Qarkun Vlorë (por pa filluar fare numërimi i votave nga Greqia). Të teta mandatet e tjera që ata shtuan në krahasim me 2021-shin, i shtuan me votat e këtushme. Vota të cila, në fakt, iu pakësuan…

Le ta zhbirilojmë këtë ‘paradoks’.

Brenda vendit, PS-ja mori më 11 maj plot 34 mijë vota më pak se më 2021, ose 95.5% të votave të atëhershme. Por nga ana tjetër, partitë përbërëse të koalicionit PD-ASHM (PD+LSI+etj.) pësuan një rënie shumë dramatike – ato morën pothuaj 250 mijë vota më pak se më 2021, ose vetëm 66% të votave të atëhershme.

Dhe kjo ‘gropë elektorale’ e PD+LSI+etj ishte e thellë në çdo qark. Sidoqoftë, thellësia ndryshonte nga qarku në qark (tabela e mëposhtme ilustron thellësinë e ‘gropës’ në secilin qark).

Në qarqe si Kukësi, Durrësi e Lezha, ku ‘gropa’ e PD+LSI+etj nuk ishte aq e thellë, PS-ja nuk arriti dot të shtojë ndonjë mandat (në Tiranë u ndihmua nga fakti se, prej ndryshimeve demografike, qarkut i erdhi një mandat nga Qarku Korçë).

Kurse në qarqe si Fieri, Elbasani, Shkodra dhe Dibra, ‘gropat’ e PD+LSI+etj ishin aq të thella, sa i krijuan mundësinë PS-së të shtonte 7 mandate (me pothuaj të njëjtat vota të këtushme si më 2021). Edhe në qarqet Gjirokastër, Korçë e Berat ‘gropat’ e PD+LSI+etj ishin të thella, por ato thjesht ndihmuan për çimentimin e mandateve që PS-ja i kishte siguruar qysh më 2021 atje.

Next Post

Policia gjermane kontrollon shtëpinë e gazetarit për një postim në rrjetet sociale

Edi Rama, Aeroporti I Vlorës dhe Cekja te "Fajin e ka paraja"

"Nuk jam mirë me shëndet për të përballuar jetën në mal"! Albin Kurti ndjehet me "difekt" moral, ndaj është në armiqësi të hapur me historinë e "UÇK-së"!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved