Ilir Meta i ka kthyer përgjigje një komentuesi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, duke përsëritur thirrjen për t’u mbledhur më 2 mars në Tiranë.
Komentuesi i kërkon Presidentit të mos tërhiqet pasi edhe jetën e jep për të. Ndërsa Kreu i Shtetit i përgjigjet se e di që bën shaka por se e pret më 2 mars me qetësi dhe dashur për besëlidhje.
Komentuesi: President mos na zhgënje, mos u tërhiq se edhe jetën e jap për Ju!
Ilir Meta: I dashur Anton! E di që bën shaka, por mos harro të lajmërosh dhe miqtë! Në 2 Mars të gjithë Kuqezi! Të pres me qetësi dhe dashuri për Besëlidhje!