Shembja e 33 banesave në zonën e Astirit I dha fund protestave të banorëve, duke I bërë ata që ta “pranojnë” projektin. Protestat e Astirit kanë zgjatur 1 vit duke rezistuar kundër shembjes së banesave të tyre.
Banorët e Astirit morën vëmendje nga mediat pasi ata bllokonin rrugët, digjnin gomat, arrestime, ata edhe u vetëtquajtën si jelek portokallit.
Këtë protestë e shfrytëzoi partia demokratike, e cila e përdori si një “as” nën mëngë për politikën e tyre. “Astirianët” u bënë pjesë edhe në protestat kombëtare të opozitës duke bërtitur me zë të lartë “Basha, Basha”.
Protestën e Astirit e “përdori” ish-deputeti Klevis Balliu, i cili u bë edhe simbol I saj ku banorët e mbështesnin angazhimin e tyre. Balliu u premtoi banorëve se shpiat nuk do shembeshin, më pare fadromat do shkelnin trupat e grupit parlamentar të PD.
Banorët e Astirit kishin besim te ai dhe e shihnin si shpëtimtarin e kauzës së tyre, shpresa e fundit e zgjidhjes. Madje në protestat që bënin ata e thërrisni ish deputetin Balliu :”O klevis, o hero gjithë Astiri ty të do”!
Ish-deputeti Balliu për shkak të incidenteve në protesta edhe është arrestuar pasi ka kundërshtuar punonjësit e policies.
Ditën e djeshme punonjësit e IKMT-së ditën e djeshme shembën godinat pa leje në gjurmë të Unazës, ndërkohë që të gjitha familjet kanë marrë kompensimin sipas ligjit. Edhe pse ishte lajmëruar aksioni i IKMT-s, zyrtarët e PD nuk ishin me banorët por ishin në gjumë. Mes tyre edhe Klevis Balliu i cili u cilësua si “heroi” i Unazës së Re, ishte në “gjumë” kur fadromat po prishnin godinat.