Incident në ceremoninë përkujtimore të 76- vjetorit të betejës së Gërhotit ku u vranë 36 ballistë në përpjekje me pushtuesit italianë.
Përkrahësit e Partisë së Ballit Kombëtar dhe Ballit Kombëtar Demokrat kanë kundërshtuar prezencën në këtë ceremoni të Artur Roshit, deputetit të Partisë Balli Kombëtar Demokrat.
Njëkohësisht ata kanë kundërshtuar prezencën e ish-deputetëve të PD, Luan Baçi dhe Enkelejd Alibeaj si dhe të kryetarit të shoqatës Antikomuniste, Nebil Cika.
Kanë qenë të parët përfaqësuesit e partisë Balli Kombëtar që kanë sulmuar dhe akuzuar si tradhtarë kryetarin e partisë Balli Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga PD, pasi sipas tyre hyri në Kuvend. Më pas, ata kanë replikuar me ish-kryekomunarin e Lazaratit, të cilin e pyesin se pse mbron “llapaqenët e PD”.
Ja debati ballist që si bijë ballistësh edhe pas 76 vjetë nuk dinë se kush janë dhe me kë janë!
Ballistët: Artur do e paguash, ti dhe Adriatiku. O llapaqen. O qen, o ndyrësirë. Kush janë këta? Ju keni vrarë në parlament. Nebil, ku e ke gjakun e Kamber Kaloshit?
Nebil Çika: Të nderuar zonja dhe zotërinj, këta janë provokatorë.
Ballistët: Ik ik merr fjalën, edhe Alibeaj të marrë fjalën. O me Bashën o me ata.
Poshtë komunistët.
Nebil Çika: Ju kërkoj ndjesë që ndodhi kjo që ndodhi.