Nga Bledi Mane
U thye xhami i dritares andej nga hyn drita e diellit por në vend të diellit skuqi flaka e një zjarri të vogël që u përplas te banga ime. Në fillim zjarri kafshoi abetaren, pastaj fletoren e detyrave të klasës.
Flakët u përhapën deri poshtë e bashkë me çantën e shkollës mu dogjën stilolapsat, lapsat me ngjyra, librat e tjerë. Mu dogj edhe buka që kisha marrë me vete që nuk e hëngra në pushimin e madh.
Mes flakëve të kuqe shikoja tek përcëlloheshin dhe shkrumboheshin gërmat e abetares, figurat ilustruese, numurat e matematikës, kujtimet e mia fillestare, lojërat.
Ndërsa era e bukës së djegur depërtoi nëpërmjet vrimave të hundës dhe më mbeti si gulç në fyt, flaka e librave që digjeshin nga zjarri i injorancës talebaneske më mbeti njollë në tru.
O maaa, o mami është më keq kur djegin pyllin, shkollën apo kur djegin fëmijërinë tonë?
jarrfikēset erdhën, shuajtën zjarrin te shkolla por zjarrin brenda kokës time ende qëndron i ndezur.
Megjithëse jam një djalë i vogël 7 vjeçar dua ta di:
-Kur të rritem të bëhem zjarrvënës apo zjarrfikës?
Cili prej këtyre dy profesioneve ofron më shumë lekë o maaaaaaaaaa?!