Ish-deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda ka dalë kundër disa personave që e ‘kanë shpallur veten opozitarë’, të cilët nuk i binden masave të marra nga Kryeministri Rama, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Doda thotë se kjo deklaratë patetike e këtyre personave e ‘vdes gazit’ dhe ka bërë thirrje që opozita bëhet dhe tregohet në kutitë e votimit, jo në rastet kur rrezikohet jeta.
Reagimi i Mesila Dodës:
Kto qe kane shpall veten si opozitare dhe deklarojne me patetizem qe do dalin e nuk i binden masave te kryeministrit me vdesin gazit mua… bindjuni doktorve o njerez e mos merrni ne qafe veten dhe te tjeret. Bejeni opoziten cdo dite dhe vecanerisht ne kutite e votimit, po kursejeni jeten… dhe thirreni mendjes se virusi nuk eshte rilindas… eshte virus dhe vret… kaq