Juristi Romeo Kara ka dalë me një reagim të fortë në rrjetet sociale pas deklaratave të forta që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të paekspozuarit’ Presidenti Ilir Meta. Ai u shpreh se e pranoi postin postin e Presidentit në interes të vendit të tij dhe se gjithçka e ka bërë për të mirën e popullit.
“O popull sa shume gjera behen ne emrin tend, biles edhe Likja flet ne emrin tend. Nje njeri mund te mashtroje nje tjeter per nje kohe, mund te mashtroje edhe nje popull per nje fare kohe, por kurre nuk mund te mashtroje nje popull te tere per te gjithe jeten”, shkruan Romeo Kara.