7 Tetori i fryrë nga tamatamet dhe boriet e Berishës pas kangjellave të ballkonit dhe ronxhobonxhove që e imitojnë e i mbajnë iso avazeve të tij groteske si një rapsod që këndon pa lahut, si korb me zërin e tij të ngjirur, duke vajtuar copën e djathit që i ka rënë në toke nga lartësia ku qëndron se nuk zbret dot, do jetë një ditë e keqe për atë dhe politiqenët e tij.
Mëndja e tij e ronitur nga mosha dhe hallet që e kanë zënë, pas ardhjes në drejtetësi të njerëzve që nuk ishin produkt i plepave, por me integritet, aq sa mund të ketë integritet një punonjës i drejtësisë i papërlyer me Llumin e kohës Berisha, është e pushtuar nga ëndrra të bukur për të. Pret që çoç të ndodhi dhe drejtësia të trembet, e njerëzit e saj t’i shkojnë tek dera, duke e lutur të zbresi poshtë…si shpëtimtarë
Endrrat janë falas dhe askush nuk t’i ndalon i ke dhuratë nga nata dhe dita, për gjithë hallexhijtë që shpresa e fundit ëshë të ndodhi mrekulla, me të cilën mbushin mendjen e tyre.
Por këta ëndrrimtar kanë shumë ëndrra, të bardha, të zeza, të kobshme dhe të bëra relitet disa herë.
Ndaj ulërasin e pëllasin kudo dhe kurdo që u jepet mundësia, për mosbindje civile të llojit dhe metodave të tyre, që nuk shkruhen askund dhe nuk kanë asnjë lidhje me civilizimin dhe protestën, por janë lloji i anarshisë dhe terrorit publik.
Fatkeqësia e tyre është sepse tashmë e kanë humbur dhe konceptin e kohës, duke harruar se nuk është viti ’97 e as ’98 por ‘2024 pavarësisht se këta jani ata që keni qenë.
Data 7 Tetor nuk do sjelli asgjë të re, por problemi më i madh i këtyre është se çfarë do bëjë me 8 Tetor, kur ata turma njerzish që vazhdojnë t’i ndjekin dhe të grisin këpucë e të gjakosin duarët të pësojnë disgfatën, mashtrimin dhe poshtrimin e radhës?!
A do guxojnë të shkojnë nëpër selitë e tyre dhe tu thonë militanëve se dështuam me mosbindjen civile, se nuk na u bindën civilët, apo do fshihen te strofkulla e SHQUP e cila është kthyer si Lazarati i dikurshëm, ku strehohet gjithfarë krimineli ordiner.
Nëse do e bëjnë e nëse ata që i dëgjojnë dhe i ndjekin nuk ulen para dyerve të selive që ti ndalojn¨këta mashtruesa të ushtrojnë profesionin e mashtrimit publikisht, atëhere ky vend ka marrë fund, nga njerëz të pashpresë, që vdesin të gënjehen të mashtrohen të tallen e të poshtrohen nga një tufë me qenqafirësh, që përdorin shpresëhumburit për të mbushur xhepat dhe arnuar brekët e tyre të grisura nga pordhët. /Ekskluzive.AL