OBSH ka rrëzuar mitin e testimit në Shqipëri, ushqyer nga opozita. Kreu i saj për Europën, Hans Kluge, vizitoi Tiranën, e në një konferencë për media me ministren Manastirlliu, tha se testimi s’është qëllim më vetëvete, e se, edhe atje ku ka qenë në masë, nuk ka sjellë sukses të dukshëm. Sipas tij, testimi është i rëndësishëm kur është i shpejtë.
“Vetëm testimi nuk është një zgjidhje magjike, por duhen edhe hapat e tjerë, pasi unë e shoh në Belgjikë, që nuk mund t’ia dalë.
Testimi është i rëndësishëm, por pastaj duhet të ndiqet rrethi për ta ndaluar, duhet të një testim më i shpejt prandaj i rëndësishëm që OBSH të vijojë këtë koordinim sidomos me testimin e shpejtë. Prandaj ne do mundohemi që t’i sjellim sa më shpejt në Shqipëri”, tha Kluge.
Duke gjykuar situatën në Shqipëri, zyrtari i lartë i OBSH nuk e konsideroi si alarmante, si dhe vlerësoi masat e marra në pranverë.
“Situata është nën kontroll, por duhet të tregojmë shumë kujdes, se ka pasur vende që ia kanë hedhur në fazën e parë, por janë goditur më shumë në fazën e dytë. Duhet të jemi vigjilentë.
Shkollat nuk kanë valë të lartë transmetimi, por e dimë që vendet me sistemet më të forta të shëndetësisë mund të lodhen shumë shpejt”, tha Kluge.