Kompania Alissa Albania, me nipt K42424801W dhe objekt ‘tregtimi me shumicë dhe pakicë i materialeve të ndemërtimit’, vetëm gjatë 4 viteve të fundit ka marrë 3.6 milionë euro tendera sekretë nga AKSHI.
Pagesat me procedura sekrete janë bërë për mirëmbajtjen e pajisjeve të zyrave.
Pas kompanisë Alissa Albania qëndron oligarku Artan Dulaku, investitor i shumfishtë strategjik, një nga përfituesit më të mëdhenj të pasurive publike gjatë 25 viteve të fundit, i komsideruar edhe si simbol i pastrimit të parave të pista në ndërtim.
Konkretisht, kompania Alissa Albania është në pronësi të kompanisë CONCORD INVESTMENT me administrator Adrian Dulaku dhe Artan Dulaku.
Ortakët e shoqërisë janë Adrian Dulaku 33%, Artan Dulaku 34% dhe Genci Dulaku 33%.
Ndërkaq, kompania ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS, me nipt K62115018I, vetëm gjatë viteve të fundit ka marrë mbi 10 milionë euro tendera sekretë nga AKSHI, për shërbime telefonike, mirëmbajtje pajisje zyre etj.
Pas kompanisë ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS, e përfshirë në krime kibernetike, qëndron Artan Dulaku, siç edhe konfirmohet nga dokumentet.
Mafiozi Tan Dulaku bllokon mediat kritike me Tring internet. Përgjime e ndërhyrje në telefona e të dhënat kompjuterike. A do veprojë Tomi i AKEP-it?
Kompanitë ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS dhe Alissa Albania nuk janë dora e vetme e oligarkut Tan Dulaku, me të cilën merr para publike me procedura të dyshimta dhe hije korrupsioni.
Vetëm gjatë viteve të fundit, Dulaku kam arrë 5.5 milionë euro tendera (jo sekretë) përmes kompanisë ALBANIA MOTOR COMPANY për mjete transporti, makina, goma, bateri etj.
Prapaskena ka verifikuar rreth 800 pagesa të institucioneve publike drejt kompanisë së Dulakut.
Nuk ka dyshim se 19 milionë euro tendera janë një bakshish në raport me përfitimet e tjera të Artan Dulakut, besohet për shkak të një raporti klientelist me Edi Ramën, i cili ka kërcënuar hapur dy herë SPAK dhe GJKKO për dosjen e grabitjes së bazës së Sarandës, me dorën e Olta Xhaçkës, për të ndërtuar Dulaku një resort me vlerë 200 milionë euro (para të pista) pasi vetëm 13 milionë euro ka të ligjshme.
Prapaskena ka denoncuar prej kohësh me fakte dhe prova veprimtarinë e zezë të Artan Dulakut në dëm të interesit publik.
Po çfarë ka përfituar Tan Dulaku nga Fatos Nano dhe Edi Rama dhe fijet e tij?
Është e vështirë për t’i referuar të gjitha përfitimet, pasi ato nisin prej 25 vitesh dhe shtrihen në shumë fusha, herë drejtëpërdrejtë dhe herë në mënyrë të kamufluar.
Megjithatë, për publikun, SPAK dhe përfaqësitë e huaja diplomatike po përmbledhim disa nga përfitimet kryesore, për të krijuat një panoramë të kartelit pushtet, media (pasi Dulaku është edhe pronar i Vizion Plus dhe Tring TV), biznes, trafikantë dhe para të pista.
Përmes kompanisë Concord Investments, Artan Dulaku ka përfituar;
Me VKM Nr. 226, datë 26.04.2018, ka përfituar 58 mijë m2 pjesë të tokës dhe ambienteve të Portit të Limjonit në Sarandë, sekustruar nga SPAK.
Me VKM ne. 514, datë 01.07.2020, ka përfituar pasurinë shtetërore në Gjirin e Limionit Sarandë me sipërfaqe 265 mijë m2.
Është shpallur investitor strategjik për projektin e investimit “San Pietro” në Gjirin e Lalzit, me investim 126 milionë euro. Paratë e investimit kanë burim të paqartë.
Është shpallur investitor strategjik për projektin e investimit “Gone Perivol”, ku parashikohet një investim në ndërtim në Dhërmi me vlerë 32 milionë euro. Burimi i parave i paqartë. Përmes statusit të investitorit strategjik, Dulaku përfiton disa lehtësi, ndërsa ky status rezulton se përdoret nga grupe kriminale për vrasje, pastrim parash etj., siç është edhe rasti i Pëllumb Gjokës.
Oktapodi Concord InvestmentsVetëm përmes kompanisë Concord Investments, Artan Dulaku kontrollon një ‘oktapod’ prej më shumë se 10 kompanish të tjera, me aktivitet në fusha të ndryshme, përmes të cilave Dulaku ka gllabëruar ish ndërmarrje shtetërore, prona publike, leje ndërtime dhe dhjetëra miliona euro tendera klientelistë.
Me anë të Concord Investments, Dulaku poseden dhe Hotel Melia në Durrës, një investim rreth 140 milionë euro, para që dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës dhe korrupsioni.
Përmes kompanisë ALBANIAN SATELLITE COMMUNICATIONS, Dulaku ka marrë mbi 10 milionë euro tendera sekretë nga AKSHI dhe 20 tendera me vlerë më të ulët nga ente të tjera publike.
Përmes kësaj kompanie, Dulaku kontrollon edhe dy kompani të tjera si Elbasan TV dhe Elbasan Gable.
Përmes kompanisë Edil – AL – IT, të cilën e kontrollon përmes kompanisë INER, Tan Dulaku ka përfituar mbi 20 milionë euro tendera klientelistë nga Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë, Lezhë etj.Me anë të kompanisë Edil – AL – IT, Dulaku ka 50 % të aksioneve në kompaninë Marina Limion, me të cilën ka grabitur bazën e Sarandës, duke ‘futur në thes) Olta Xhaçkën, sigurisht me miratimin e Bablokut.
Me anë të kompanisë së shitjes së makinave, Albanian Motor Company, të cilën e kontrollon përmes INER me 50 % të aksioneve, Artan Dulaku ka marrë miliona euro tendera nga pushteti i Bablokut, 4 milionë euro vetëm nga Agjensia e Blerjeve të Perqendruara, 3.5 milionë euro në shëndetësi etj.
Makinat e luksit të qeverisë dhe degëve të saj blihen ose merren me qira kryesisht tek Dulaku.
Me kompaninë INER, Dulaku kontrollon edhe një kompani betoni, Adriatika Beton.Ndërkaq me anë të kompanisë ALBETON 5, Dulaku dyshohet se ka pastruar një pjesë të parave të pista.
Kompania ALBETON 5 përfaqëson një histori më vete zhvatje të pasurive publike. Në korrik të vitit 2005, një personazh i dyshimtë si Agostino Montillo, privatizon kompaninë shtetërore ALBETON 5 për 66 milionë lekë.
Kompania kishte 34 mijë m2 tokë në Tiranë.
Në shkurt të vitit 2006, kompania bashkë me 34 mijë m2 tokë, kalojnë në duart e Tan Dulakut, për 1 milionë euro.
Ky ishte një marifet i qeverisë së Fatos Nanos për të bërë Dulakun beun e pronave publike në Tiranë.
Me anë të Albeton 5, Dulaku kontrollon edhe dy kompani të tjera, Gallery Albanian Restorant, që ka në pronësi restorant Living, si dhe kompaninë e veshjeve IBERIC DRESS STYLE.
Me anë të kompanisë import/eksport të mallrave, ERGENT-CO, të cilën Dulaku e kontrollon përmes Concord Investments, ka përfituar leje dhe licenca, ndërsa si aksioner ka futur edhe Arjan Krajën, të cilit i ka kaluar qindra mijëra euro në forma të ndryshme.
Arjan Kraja, të cilin Dulaku e ka pasur edhe administrator të Tring, ka qenë sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes, Financave dhe Shëndetësisë, ministri nga të cilat Dulaku ka fituar prona dhe fonde publike.
SPAK të hetojë këtë skemë flagrante korrupsioni, me ortakun e Dulakut titullar të degëve të qeverisjes dhe Dulakun përfitues.
Me anë të kompanisë Arameras shpk, të cilën Tan Dulaku e kontrollon përmes Concord Investments (50 të aksinove), ka përfituar leje për ndërtimin e resorteve dhe fshatrave turistikë, kryesisht në Ksamil.
Me këtë kompani, Dulaku ka ndërtuar edhe resortin pa leje në Ksamil, Arameras.
Për llogari të Arameras Resort në Ksamil, Dulaku ka shkatërruar zona të mbrojtura, nën kujdesin e ministres Mirela Kumbaro, të cilës i kishte punësuar burrin në median e tij, Vizion Plus.
Me anë të kompanisë Marina Orikum, të cilën Tan Dulaku e kontrollon me anë të Concord Investments, ka marrë leje për një port jahtesh në Orikum, ndërsa ka finalizuar pazarin me Bablokun për të ndërtuar një hotel me 5 yje në Orikim, ku pritet të pastrohen dhjetëra miliona euro.
Shërbimet partnere kanë sinjalizuar se kjo marinë turistike po shërben për trafikun e hashashit dhe drogërave të forta nga bosë droge që pastrojnë paratë me kompanitë e Dulakut.
Me anë të kompanisë së sigurisë Safe Security Albania, të cilën Dulaku e kontrollon gjithashtu përmes Concord Investments, realizon qëllime të tjera, si mbulim me armatim dhe pajisje me armë të personave me precedentë penalë dhe grupeve kriminale, duke i shënuar gjoja sikur punojnë për kompaninë e tij, me të cilën ruan disa qendra tregtare.
Me anë të kompanisë së sigurisë Safe Security Albania, Dulaku kontrollon edhe kompaninë imobilare dhe udhëtimeve turstike Albanian Destination Management Organisation, e skeduar për veprimtari të dyshimtë.
Me anë të kompanisë së betonit Alba Beton, Dulaku kontrollon edhe dy kompani të tjera, ALBA INERTE & KONSTRUKSION dhe Alba Investim.
Tek Alba Investim, 49 % të aksioneve i zotëron kompania Banasi Coo, me pronar Ndriçim Banasi, ish deputet i PD-së.
Me anë të këtyre kompanive, Dulaku ka kapur pjesërisht biznesin e betonit.Dulaku është aksioner me 12.5 % edhe në kompaninë e ndërtimit STAI PREFABBRICATI ALBANIA, e cila është degë e komapnisë PREFABBRICATI INDUSTRIALI STAI S.R.L, me aktivitet të dyshimtë në Itali.
Dulaku i ka shtrirë tentakulat edhe në fushën e hidrokarbureve, me anë të kompanisë Iner Gaz sha, ku është bashkëpronar me Piro Baren, duke përfituar leje për import dhe eskport të hidrokarbureve, depozita nafte etj. Kompania dyshohet si e përfshirë në kontrabandë masive nafte me vendet nën embargo.
Artan Dulaku kontrollon edhe kompaninë e kazinove dhe masazhit MANAGEMENT HOSPITALITY ALBANIA, përmes kompanisë mëmë Concord Investments.
Pastrim parash me Iliria Development 2 me Andi Ballta të Abi Bank‘Oktapodi’ Artan Dulaku ka përdorur edhe kompaninë e shitblerjes së pasurive së paluajtshme Iliria Development 2, për pastrim parash.
Kompania u hap në vitin 2008 dhe u çregjistrua disa muaj më vonë sa për të qarkulluar miliona euro.
Administrator i saj ka qenë simbolii pastrimit të parave, Andi Bllata i ABI Bank, i cili pastron paratë përmes parajsave fiskale. Kujtojmë që ish kamarieri Bllata ka pastruar 67 milionë euro me një dorë me ABI Bank, përmes fijeve që zhduken në Ishujt Kajman.
Bllata ka qenë administrator i kompanisë Iliria Development 2 si dhe mbase aksioner i kamifluar me kompaninë NEP Investment Corp, regjistruar në Ishujt Kajman.
NEP Investment Corp kishte 70 % të aksioneve tek Iliria Development 2, e cila u hap dhe u mbyll për disa muaj.
Aksionet rezultojnë me vlerë mbi 4 milionë euro.
Para se të hapnin Iliria Development 2, Tan Dulaku dhe Andi Bllata kanë hapur në vitin 2007 kompaninë e shitjes dhe blerjes së pasurive të palujtshme, Iliria Development, duke qarkulluar gjithashtu miliona euro.
51 % të aksioneve në kompaninë Iliria Development i kishte sërisht kompania offshore NEP Investment Corp, me përfaqësuese Vilsa Lila.
Pasi lëvizën miliona euro nga offshoret për 13 vite, në vitin 2020 Dulaku mori të gjitha aksionet e kompanisë Iliria Development. Pak para lëvizjes, NEP Investment Corp dyfishoi kapitalin nga 2 në rreth 4 milionë euro.(Të gjitha këto transaksione nuk u kanë bërë përshtypje Drejtorisë për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe prokurorisë.
Nëse një qytetar kalon 10 mijë euro në llogari, duhet të shkojë të japë llogari për burimin. Ndërsa për Dulakun nuk vepron ligji).
Dulaku ka 50 % të aksioneve edhe në kompaninë e qirave dhe menxhimit të hapësirave tregatare L & D Administrim, bashkë me Arian Leskajn, djalin e ish deputetes socialiste Valentina Leskaj, të cilit Rama i ka dhënë për 25 vjet hekurudhën Ballsh-Vlorë, prona publike në Gjirin e Lalzit, leje për pallate, resorte etj.
Dulaku kontrollon kompaninë Tring TV, përmes të cilës ka 50 % të aksioneve në TV Kabllor Shijaku. Me anë të Tringut, Dulaku bën qoka dhe blen heshjen për aktivitetin e tij të zi.Dulaku ka 1/3 e aksioneve edhe tek kompania Media Vizion, me të cilën kontrollon televizionin Vizion Plus, i cili financohet nga paratë me burim tenderat publikë korruptivë, grabitja e pasurive publike me vendime korruptive qeverie dhe paratë e pista para ose pasi futen në lavatriçen e madhe të kompanive të ndërtimit.
Me Vizion Plus, Dulaku i bën fresk qeverisë, deri diku edhe Sali Berishës dhe kur është nevoja kokës së korrupsionit, Ilir Metës, ndërsa i mban ison kokave të krimit dhe pastrimit të parave.