Avokatët e Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit kanë parashtruar këtë të premte para gjyqtares së Gjykatës së Posaçme të Apelit, Ilirjana Olldashi, pretendimet e tyre sa i përket kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Gjatë kësaj seance ata janë njohur edhe me zhvillimet e tjera hetimore të kryera nga Prokuroria e Posaçme gjatë këtyre muajve. Ata kanë kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë bazuar kryesisht në faktin se e gjithë dosja, e cila tashmë pritet të kalojë për gjykim, ka përfunduar hetimet dhe nuk ka rrezikshmëri në prishjen e provave. Nga ana tjetër, sipas tyre, ka rezultuar se e gjithë akuza e ngritur nga ana e SPAK është e rrëzuar dhe nuk provohet.
Ndërkohë prokuroria e Posaçme i ka qëndruar kërkesës që të vijojë masa e sigurisë, edhe gjatë vijimit të mëtejshëm dhe procesit të gjykimit.
Vendimi pritet të shpallet në orën 14:30.
“Në thelb kjo është një çështje shumë e thjeshtë. U nis me një kallëzim të rremë të Taulant Ballës. Ajo që është shumë interesante. SPAK paska çuar rreth 2-3 muaj sipas udhëzimeve të Taulant Ballës dhe Karlo Bolinos në arkivë të shtetit hetues, patronazhistë që të gjenin edhe letërkëmbimin e stërgjyshërvbe të Jamarbër Malltezit. E bukura është që në ato letra stërgjyshi i thoshte jo superfuqisë së kohës”, tha Malltezi për gazetarët.
Kujtojmë se të mërkurën Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi u morën të pandehur për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Një ditë më vonë u morën të pandehur edhe biznesmeni Xhimi Begeja e ndërtuesi Fatmir Bektashi.
Po kush ështe gjyqtarja skandaloze e apelit që e dërgoi Abinn ne shtepi dhe saliun e la ne ballkon dhe sot munet t’i lër të lirë mr detyrim paraqitje?!
Iliriana Olldashi, është gjyqtarja e cila shqyrtoi çështjen e Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit.
Seanca në Apelin e Posaçëm për Berishën dhe Malltezin, e cila drejtohej nga gjykatësja, Iliriana Olldashi, ndryshoi masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin nga arrest me burg në arrest shtëpie.
Vendimi i GJKKO-s ka qenë rasti i parë për ndryshimin e masës nga arrest me burg në arrest shtëpie, vendim i cili nuk është marrë asnjëherë më parë që nga krijimi i kësaj gjykate.
Ky standard gjykimi nuk është zbatuar as për të akuzuar të tjerë të cilët kanë patur akuza nga më të ndryshme duke marrë rastet, e katër ish-kryebashkiakëve, Vangjush Dakos, Safet Gjici, Fatos Tushe dhe Fredi Bejlerit edhe në rastin e ish-drejtorit të RTSH-s, Thoma Gëllçi, GJKKO ka vendosur masë arrest me burg.
E njëjta gjyqtare ka dhënë vendime edhe më ekstreme si në rastin e deputetit, Alqi Bllako. Ky i fundit u lirua nga burgu por gjyqtarja Olldashi, vendosi ta rikthejë sërish në qeli.
Një prej vendimeve më të debatuara ishte ajo e pak kohëve më parë, kur Olldashi vendosi të pranojë kërkesën e SPAK, për të vendosur nën sekuestro serverin e nje medie, pasi redaksia zbuloi atë që njihet si skandali i “patronazhistëve”.
Olldashi, caktoi “arrest me burg” për të ndjerin Enver Sheshi. Avokati i Sheshit i kishte parashtruar raportet shëndetësore në GJKKO së Apeli, por ishte refuzuar nga Olldashi.
Pak kohë më parë ajo ishte në qendër të një skandali që u publikua nga emisioni investigativ “Stop”, të cilët e akuzuan gjyqtaren për shantazh dhe presion ndaj gazetarëve të cilët denoncojnë skandale të lidhura me politikanët – raporton VoxNews.
Gjyqtarja e rreptë çuditërisht u zbut me Malltezin.
Ajo e ka filluar karrierën e saj në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërsa në vitin 2005 është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Nga marsi i viti 2020 e deri më tani, Iliriana Olldashi mban pozicionin e gjyqtares në Gjykatën e Posaçme te Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
E kaloi vetingun në vitin 2019.