Detaje të reja kanë dalë në lidhje me operacionet e djeshme të zhvilluara nga Policia e Shtetit. Disa nga emrat e arrestuar në Sarandë, Fier, Vlorë dhe Durrës jane emra të njohur të botës së krimit.
Një prej tyre edhe Abedin Kuçi. Kuçi është arrestuar në Sarandë për llogari të Krimeve të rënda. Abedin Kuçi njihet si një ndër të fortët e zonës.
Goditja e kësaj veprimtarie kriminale është bërë në periudha të ndryshme, duke u finalizuar këtë fundjavë.
Në goditjen finale morën pjesë rreth 1.500 forca policore operacionale, FNSH, RENEA dhe nga efektivë nga Policia lokale.