• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 10, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Opinion Mero Baze: LaCivita është Lulzim Basha i ri, por… me lekë

April 17, 2025
in Blog

Prej vitit 2013, kur Sali Berisha doli në opozitë me 1 milion vota kundër tij, nuk e ndali luftën për t’u rikthyer, por kurrë më në emër të vet. Humbja poshtëruese e 2013 e transformoi dhe e kompleksoi dhe prej atëherë ai nuk ka rreshtur së gjeturi dikë tjetër në emër të të cilit kandidon.

Prej vitit 2013 deri në vitin 2021, ai kandidonte në emër të Lulzim Bashës. Bënte gjithçka që duhej të bënte kryetari i PD, caktonte listat e deputetëve, merrte vendime, mbronte humbjet e njëpasnjëshme në emër të Lulzim Bashës, pasi i konsideronte humbje të tij, mbrojti dhe ngriti në qiell marrëveshjen Rama-Basha, mbrojti dhe ideoi largimin nga Parlamenti dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale më 2019, mbrojti humbjen dinjitoze të vitit 2021, madje pas saj mbrojti dhe rizgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD në emër të tij.

E gjithë kjo ndodhte pasi Lulzim Basha ishte thjesht presta nome i tij në PD.

Më 2021, Departamenti Amerikan i Shtetit e sanksionoi për korrupsion madhor, atë dhe familjarët e tij, për shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë. Lulzim Basha duhej të zgjidhte mes tij dhe vendimit të SHBA, dhe zgjodhi të ishte me SHBA, duke hequr dorë të ishte presta nome i tij në krye të PD.

Pas kësaj, Berisha filloi betejën e tij për të zbuar Lulzim Bashën nga PD, duke e ndarë atë në disa copa dhe për të marrë vetë copën më të madhe.

Pasi i bëri të gjitha këto, pasi beteja e tij me “presta nome”-n e tij mbaroi, pasi mori logon dhe vulën e PD, atij tani i duhej “presta nome” i ri.

Një presta nome i ri nga radhët e besnikëve ishte e rrezikshme. Besnik ishte dhe Lulzim Basha, por në fund e la. Ai tani nuk beson më te besnikëria për shkak të dashurisë dhe nderit. Dhe ashtu siç ndodh rëndom me burrat e zhgënjyer nga dashuria, shkojnë tek seksi me lekë.

Këtë radhë “presta nome”-n e re e ka blerë me lekë. Është LaCivita. E ka shpallur kryetar të PD, e nxjerr në takime, mban fjalime, shpjegon programe, sikur po kandidon për kryeministër. Kjo është gjëja më e pazakontë në botë. Shqipëria ka futur në garë një qytetar privat amerikan që garon në emër të Sali Berishës.

Kur ne i themi je “non grata”, ai na tregon LaCivitën. Kur ne i themi “je i korruptuar dhe nën ndjekje penale”, na tregon LaCivitën. Kur ne i themi “ke vrarë”, na tregon LaCivitën. Kur ne i themi “ke djalin hajdut, vajzën hajdute, gruan hajdute, të sanksionuar”, na tregon LaCivitën.

Kur ne i themi se ke djegur çdo shans të qeverisësh këtë vend, pasi ke vjedhur zgjedhje, ke burgosur kundërshtarë dhe ke masakruar mediat, na tregon LaCivitën. Është kryetari i ri i deleguar i PD si “presta nome” i Sali Berishës.

Ndryshe nga Lulzim Basha që ia caktoi këtë rol si besnik dhe mendonte se nuk do ta tradhtonte, këtë e ka blerë me lekë, duke besuar se kështu është më i sigurtë, pasi blerja ka afat deri më 11 maj. Pastaj PD është e tij, jo e LaCivitës. Nuk ka kush t’ia marrë në opozitë./ Tema

Next Post

Avokati Romeo Kara: Këto zgjedhje do na heqin një barrë kombëtare, do e nxjerrin përfundimisht Berishën nga politika! Alesia Balliu: PD e përçarë, LaCivita s’mund ta ndihmojë

Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i AMP Florjan Sulejmani

Kam lajm për djalin tënd! Kosovari rrëmben i armatosur dhe përdhunon shqiptaren e Shqipërisë!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved