Në seancën e sotme parlamentare opozita i është rikthyer sërish avazit të vjetër ku braktisën edhe punimet e Kuvendit.
Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili ka kërkuar të kthehet edhe njëherë në Kuvend ligji për Teatrin Kombëtar. Sipas tij opozita nuk do të qendrojë një Kuvend ku vidhet vota.
“Nuk qëndrojmë në një Kuvend ku vidhet vota”, tha Spaho.
“Në votim u bënë shkelje, një deputet votoi dy herë. Nuk ka pse vidhen votat kur nuk është aspak nevoja. Nëse nuk bëhet rivotimi, ne largohemi nga salla”, deklaroi Spaho.
Hysi u përgjigj shkurt: “Deputetëve të opozitës i urojmë ditë të mbarë”.
Me një herë pas kësaj fraze deputetët e PD braktisën punimet e seancës plenare.
Në këto kushte, kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla, propozoi që ligji për ndryshimet në kodin rrugor dhe ligji i shkollës së magjistraturës të shtyhen për seancën e 23 korrikut.
Gjatë vizitës në Shqipëri, komisioneri Hahn i bëri thirrje opozitës që të votojë ligjin për magjistratët
Kujtojmë se ligji për magjistratët kërkon 84 vota, të cilat maxhoranca nuk i ka e vetme.
Kjo është hera e dytë që dështon votimi i këtij ligji shumë të rëndësishëm.