E marta e sotme në Shqipëri u shënua nga një sërë ngjarjesh të rënda me pasojë vdekjen, me vrasje që ndodhën në Durrës, Tiranë dhe Berat.
Qyteti i Durrësit u trondit pas një krimi makabër në familje, ku një 25-vjeçar, i identifikuar si Marjan Kodheli goditi për vdekje babain 69-vjeçar me thikën e bukës.
Ad
Unknown Man Wakes Up After Years Doctors Are Stunned When He Reveals His IdentityHistory 10
Science has spoken, these are the 10 foods that unclog arteriesStudent Sea
Sponsored Links
Më pas ai u arratis për rreth dy orë, ndërsa më vonë u vu në pranga nga autoritetet.
Vrasja tjetër u regjistrua në kryeqytet, ku picieri i lokalit City Lounge në zonën e Komunës së Parisit, Filip Shehu goditi për vdekje kolegun e tij, kuzhinierin Indrit Ismaillari.
Shehu u arrestua shumë pranë vendit të ngjarjes, ndërsa 34-vjeçari ndërroi jetë nga 3 plagët e marra pasi u transportua në spital.
Bilanci u rëndua më tej pas një tjetër krimi me pasojë vdekjen, i cili ndodhi në afërsi të kalasë së Beratit.
Një 63-vjeçar, i identifikuar si Kristo Mema, me precedentë të mëparshëm penalë në Greqi për vrasje punonte në zonë me një kalë duke ofruar xhiro për vizitorët.
Mema goditi për vdekje 42-vjeçarin Skënder Hoxha, banues në Tiranë, i cili ishte duke vizituar Beratin. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti banal për kalin që i përkiste Memës






