• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Origjina e konfliktit të pronësisë që solli vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja: Gjon Shkambi pretendonte godinën ku jetonin 31 familje në Shkodër

October 6, 2025
in Kronike

Gjon Shkambi është babai i Elvisit, të riut që u arrestua sot si autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy të tjerëve, në një konflikt të dyshuar për motive pronësie, ku magjistrati duket se kishte dosjen për proces.

Dy vite më parë, në konfliktin e lindur në Shkodër për shkak të një çështjeje pronësie mes palëve, Gjon Shkambi pretendonte se ishte pronari i godinave ku jetonin të paktën 31 familje.

Banorët e kishin hedhur në gjyq dhe akuzuar për marrjen e pronave. Por Shkambi pretendonte se i kishte me dokumentacione dhe i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.

Teksa kërkonte që Përmbarimi të vepronte, duket se procesi gjyqësor ka vijuar deri në kulmimin e sotëm në përgjakje fatale.

Në vitin 2020, zyrën private të përmbarimit e kthyen mbrapsht me pretendimin se personi që pretendon se është pronari i tokës, ka dokumentet false dhe që atëherë çështja e 31 familjeve në lagjen “Skenderbeg” në Shkodër, po zvarritet neper dyert e institucioneve.

Banorët e denoncuan se Shkambi po prishte banesat e tyre. Dhe kështu procesi e konflikti mes palëve ka vijuar.

Në vitin 1992, këto 31 familje, me vendim të bashkisë Shkodër janë vendosur në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit, që pretendohet nga Shkambi.

Banorët thonë se prona është akoma shtetërore dhe dokumentet janë falsifikuar nga pretenduesi. Por Shkambi ka këmbëngulur se është pronari i tokës të ish-shkolla e rezervave.

Dhe duket se në tension e sipër për humbjen e gjyqit, djali i Gjonit, Elvisi, ka shkuar i armatosur sot në Gjykatën e Apelit, duke vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja dhe plagosur dy persona të tjerë.

Çfarë tha Gjon Shkambi më 2023:

“Kam dokumente të rregullta. Banorët nuk duan të dalin. Përmbarimi ka nisur procesin, ka liruar e më ka dorëzuar dy prej tyre. Kam kërkuar mbështetjen e Policisë për të ndërhyrë dhe liru banesën. Ata nuk po pranojnë të dalin, shpresoj se do veprojë dhe zbatojë ligjin, kam shpresë edhe te kryeministrin. Kam akt trashëgimie, marrëveshjeje, pronësie dhe burimi, ua vë në dispozicion, i kanë edhe institucionet më të larta të drejtësisë. Kam 10 vite në konflikt me ta, paguaj taksa prej vitesh për shtetin madje dikush merr e qira atje.

I kam të trashëguara nga baba, i vë në dispozicion të gjitha dokumentet. Disa përmbarues e privatë i kanë korruptuar, por besoj se shteti do funksionoj. Kam procesverbal nga përmbarimi me veprim, nuk veproj unë, ka dokumente, i nxjerr Përmbarimi dhe jo unë. Policia në Shkodër është më e korruptuara, nuk vepron të zbatojë ligjin në këtë rast. Kemi bërë edhe kallëzim në Prokurori për Policinë, ashtu edhe Përmbarimi e ka kallëzuar Policinë”.

Next Post

Vrasja e gjyqtarit, reagon Edi Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, reagon Prezenca e OSBE

Kronikë e një vrasje të paralajmëruar, madje edhe me link

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved